Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet trupi i i 17-vjeçares Albina Hunçi, e cila u mbyt dje në Shkumbin
English

Gjendet trupi i i 17-vjeçares Albina Hunçi, e cila u mbyt dje në Shkumbin

Dita e djeshme Lumi Shkumbin i ka marrë jetën një çifti mjaft të ri Albina Hunçit dhe Ismet Karaj.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në urën e Murrashit ku automjeti me të cilin udhëtonin dy bashkëshortët ra nga ura duke përfunduar 200 m poshtë në ujëra e lumit Shkumbin.

Forcat e policisë të Elbasanit dhe Librazhdit nuk kanë mundur të nxjerrin dot dje as makinën dhe as trupat nga ujrat e Shkumbinit për shkak të rrjedhës së madhe të ujit.
Ndaj sot me ndihmën e polumbarëve është gjetur trupi i pajetë i 17-vjeçares Albina Hunçi. Mendohet se dhe trupi i bashkëshortit të saj të jetë në po të njëjtin vend por kërkimet po vazhdojnë.

Nga deklarimet e marra familjarëve të çiftit, rezulton se dy bashkëshortët ishin nisur drejt Tiranës ku do të kërkonin shtëpi me qera pasi kishin vendosur të jetonin në kryeqytet.
Mësohet se dy viktimat Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij Albina Hunçi 17 vjeç kishin një fëmijë të vogël 1 muajsh.

KOMENTE