Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e rinj të kabinetit Berisha: Halim Kosova, Aldo Bumçi, Tafaj, Mima
English

Ministrat e rinj të kabinetit Berisha: Halim Kosova, Aldo Bumçi, Tafaj, Mima

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekreton shkarkimin nga detyra e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të zotit Edmond Haxhinasto.

Kreu i Shtetit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, të zotit Edmond Panariti.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë, të zotit Vangjel Tavo.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të zotit Aldo Bumçi.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Halim Kosova, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Shtetit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Aldo Bumçi, Ministër i Punëve të Jashtme.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Florian Mima, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjithashtu, Presidenti Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Visar Zhiti, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kështu, Kuvendi do të votojë sot në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, si ministër të shëndetësisë Halim Kosovën, si ministër të jashtëm Aldo Bumçin, ministër të kulturës Visar Zhitin dhe ministër të ekonomisë Florian Mimën.

Kryeministri ka shkruar lidhur me propozimin e ministrave të rinj edhe në rrjetin e tij socila Facebook: "Sapo propozova ministrat e rinj"

Kryeministri Berisha ndërsa ka vlerësuar dje këto personaliste ka shprehur bindjen se ata do të punojnë me përkushtim për nevojat e qytetarëve.

“Sonte unë i propozova Presidentit të Republikës 4 personalitete, njerëz të shkëlqyer, profesionistë të nivelit të lartë në fushën e tyre dhe gjerësisht të respektuar nga opinioni publik” ka theksuar kryeministri duke vlerësuar secilin prej tyre.

Prof. dr. Myqerem Tafaj, ideatori i programit dhe i reformave të mëdha dhe të suksesshme të arsimit dha shkencës tek ne, dhe njërin nga bashkëpunëtorët e mij më të aftë dhe një personalitet i shquar i botës akademike brenda dhe jashtë vendit për Zëvendës kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Dr. Halim Kosova është një mjek i shkëlqyer me karrierë mbi 30 vjeçare, i pakorruptuar dhe menaxher novator me suksese të vlerësuara ndërkombëtarisht në mirë-menaxhimin e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” të Tiranës. Vështirë të ketë një zgjedhje më të mirë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor në vend. I paangazhuar më parë në politikë, përkushtimi i tij është mirënjohur nga të gjithë pacientët e tij.

Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është miku i afërt i artistëve, autor i shumë librave, disa prej të cilave janë vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare. Përfaqësues i elitës kulturore të persekutuar të kombit nga regjimi komunist. Ish i burgosur i fjalës së lirë, i dënuar me 13 vite burg, ka ndjeshmërinë, vëmendjen dhe përkushtimin për trashëgiminë kulturore dhe për të përgatitur sezonin e ri turistik.

Ekonomisti Florian Mima është ideatori i shumë reformave për lehtësimin e taksave për qytetarët dhe biznesin. Me një eksperincë të pasur edhe ndërkombëtare në reformat ekonomike dhe fiskale. Qytetar shembullor i Tiranës me kontribut familjar në historinë e kryeqytetit. Bashkëpunëtor i çmuar si zv.ministër dhe deputet. Ai është një punëtor i palodhur dhe me vullnet të palëkundur për zbatimin e programit të PD për hapjen e vendeve të reja të punës dhe paga me të mira” ka theksuar kryeministri në Facebook
Propozimet e kryeministrit vijnë pasi LSI-ja zyrtarizoi daljen nga koalicioni qeverisës, duke tërhequr përfaqësuesit e saj nga postet ministrore

KOMENTE