English

Miratohet ndryshimi i ministrave (VIDEO)

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare nën drejtimin e Kryetares Jozefina Çoba Topalli dhe, ndër të tjera, miratoi ndryshimet në përbërjen e kabinetit qeveritar.

Fillimisht, deputetët diskutuan në parim projektligjin “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”; projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi në tërësi projektligjin “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa votimi në tërësi i projektligjeve të tjera të parashikuara në rendin e ditës, u shty për në seancën e ardhshme.

Në vijim, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e disa ministrave:
zoti Aldo Bumçi emërohet në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme,
zoti Florion Mima në postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës,
zoti Halim Kosova në postin e Ministrit të Shëndetësisë,
zoti Visar Zhiti në postin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
zoti Myqerem Tafaj, aktualisht Ministër i Arsimit dhe Shkencës në postin e Zëvendëskryeministrit.
1732

KOMENTE