Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Socialiste është angazhuar për të ndërtuar trekëndëshin qeveri-prindër-mësues
English

Partia Socialiste është angazhuar për të ndërtuar trekëndëshin qeveri-prindër-mësues

Dyfishim të buxhetit për arsimin, ky është një prej angazhimeve të Partisë Socialiste për këtë sektor. Partia Socialiste, e konsideron arsimin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit. Kjo forcë politike i ka kushtuar një vëmendje të veçantë reformimit dhe modernizimit të këtij sektori duke hartuar një projekt konkret të përfshirë në programin për një Rilindje Shqiptare. Kreu i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetet Ledi Shamku dhe Eglantina Gjermeni, si dhe kryetarja e njërit prej grupeve të punës për programin, Milena Harito, ka zhvilluar një takim të zgjeruar me banorë të Kamzës ku ka prezantuar programin e kësaj partie për arsimin.
Takimi është hapur nga deputetja Ledi Shamku, e cila duke folur për arsimin parauniversitar është shprehur se qeveria me politikat e saj ka shkatërruar sistemin, i cili po mbahet në këmbë vetëm falë pasionit të pjesës më të madhe të mësuesve. Sipas Shamkut është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë niveli i lartë i analfabetizmit dhe cilësia e ulët e përgatitjes së nxënësve. Duke folur për atë që do të bëjë Partia Socialiste pas 23 qershorit, Shamku ka veçuar trajtimin për mësuesit, të cilëve do t’u sigurohet transporti falas, por edhe pagesa më të larta për të gjithë ata që do të shërbejnë në zona të thella e të vështira malore. Milena Harito nga ana e saj është ndalur në modernizimin dhe futjen e teknologjisë më të përparuar në mjediset e shkollave dhe përdorimin e gjerë të saj në procesin e mësimdhënies. Ndërsa deputetja Eglantina Gjermeni ka folur për arsimin universitar, duke e vënë theksin në faktin e shqyerjes së dyerve të universiteteve, të cilat po prodhojnë në masë diploma pa vlerë, por nuk e zgjidhin dot problemin e papunësisë. Gjermeni ka thënë se përveç procesit të gjerë të akreditimit dhe renditjes së universiteteve, proces që do të kryhet nga një kompani ndërkombëtare, PS pas 23 qershorit do të synojë t’u japë të rinjve dy mundësi për të zgjedhur: Universitetin ose shkollën profesionale. Kryetari i PS, Edi Rama i është referuar që në fillim të fjalës së tij situatës së institucioneve arsimore në zonat me ndërtime të reja, siç është dhe Kamza, po ku mungon shteti, i cili ka për detyrë të sigurojë për banorët e këtyre zonave, çerdhet, kopshtet, dhe shkollat e të gjitha niveleve.
“Unë besoj që është problemi më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe veçanërisht për zona si Kamza, Paskuqani, apo si zona e kënetës në Durrës dhe të tjera zona të ndërtuara informale ku, ju e dini mirë, vërtet janë ndërtuar shtëpitë, por nuk ka shtet. Nuk ka shtet që të garantojë një arsim cilësor nga çerdhja, kopshti e deri në gjimnaz. Nuk ka shtet, që të garantojë shërbimet e tjera”, ka theksuar kreu i PS.
Edi Rama e ka vlerësuar si të domosdoshëm investimin në arsim dhe punësim për të dalë nga kriza: “Në qoftë se duam të dalim nga kjo krizë ne duhet të investojmë në punësim, duhet të investojmë në arsim. Ne duhet të investojmë që ata fëmijët e vegjël sot të mos katandisen nesër, që të mos kenë asnjë shanc, zero shance”.
Më tej Rama ka folur për konceptin e PS lidhur me drejtimin që duhet t’u jepet të rinjve që mbarojnë arsimin e mesëm dhe domosdoshmërinë për të rilindur zanatet e nëpërmjet tyre për të ulur papunësinë rinore. “Ndërkohë që në Shqipëri po humbasin zanatet. Po të shikojmë vendet e zhvilluara, të shikojmë Gjermaninë, të shikojmë Francën, të shikojmë Italinë, të shikojmë edhe Greqinë po të doni, po edhe Maqedoninë, apo Kroacinë e Malin e Zi, do vëmë re se të rinjve ju jepen dy zgjidhje: Ose universiteti, ose zanati. Mësojnë një zanat, në një shkollë zanati dhe nga shkolla e zanatit marrin atë dije që dalin në jetë dhe të hapin një biznes të tyre dhe të fitojnë lekë dhe të jetojnë me punën e tyre të ndershme. Ne duam që nxënësit që shkojnë në shkollë profesionale të rrinë dy ditë në shkollë dhe të dëgjojnë teori dhe ditët e tjera të punësohen në një biznes dhe aty të marrin praktikën, dhe madje edhe të paguhen, jo me rrogën e një punëtori, me një rrogë të pjesshme, po që të kuptojnë se me këtë punë po përgatiten për ta përballuar jetën vetë dhe jo për të ardhur nga shkolla dhe për të përfunduar të gjithë te loto atje tej”, është shprehur kryesocialisti.
Kreu i PS ka folur edhe për domosdoshmërinë e unifikimit të programeve mësimore me Kosovën, çka është parashikuar qartazi në programin për një Rilindje Shqiptare: “Ne besojmë që është e domosdoshme që të kemi të njëjtën shkollë. Pra, brezi i ri që rritet në Tiranë dhe në Prishtinë të rritet me të njëjtin program shkollor, të mësojë të njëjtat gjëra dhe të jetë pjesë e të njëjtës botë shqiptare, sepse ne jemi dy shtete të ndryshme, por nuk jemi dy popuj të ndryshëm, nuk kemi dy histori të ndryshme dhe nuk kemi dy mënyra të ndryshme komunikimi. Kjo do të vlejë shumë për të shkuar drejt atij bashkimi të madh, që, sipas nesh është një bashkim shpirtëror, një bashkim kulturor, një bashkim ekonomik dhe një bashkim që kufirin mes dy shteteve e bën praktikisht inekzistent”.
Është zgjedhur Kamza për të bashkëbiseduar me banorët për arsimin pasi edhe një shkollë profesionale që është atje nuk ka nxënës. Partia Socialiste është angazhuar në vijimësi për të ndërtuar trekëndëshin qeveri-prindër-mësues që synon depolitizimin e arsimit dhe lidhjen e fortë të familjes me shkollën.

KOMENTE