Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarë që kanë ngritur lart emrin e atdheut të tyre në Turqi. Ja disa prej tyre
English

Shqiptarë që kanë ngritur lart emrin e atdheut të tyre në Turqi. Ja disa prej tyre

"Jam i lumtur që në venat e mia rrjedh gjak shqiptari". Kështu shprehen poetë, muzikantë, arkitektë, filozofë, gjuhëtarë, biznesmenë, të cilët edhe pse kanë lënë vatanin e tyre, tokën e tyre mëmë, Shqipërinë dhe janë vendosur në Turqi, asnjëherë nuk e kanë mohuar vendlindjen e tyre.

Madje të qënët shqiptar i ka bërë të ndihen krenar madje duke bërë ata të aarijnë majat më të larta të suksesit në shtetin turk.

Shqiptarët dhe turqit kanë mjaft gjëra të përbashkëta, një fakt që kurrsesi nuk mund të mohohet.

Pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, fëmijë të emigrantëve shqiptarë, edhe sot kur i pyet shprehen krenar dhe të lumtur që në trupin e tyre rrjedh gjak shqiptari.
Shumë e dinë që janë shqiptarë por po aq dhe nuk e dinë, dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet, por dhe kur e kanë mësuar më vonë, sytë e tyre përloten duke thënë se jemi krenarë që jemi shqiptarë.
Nëse do të bënit një udhëtim në Turqi, nëpër krahina dhe qytete të ndryshme mos ngurroni të pyesni nëse atje ndodhen shqiptarë. Ata janë, jetojnë atje, flasin turqisht por sapo të biesh në bisedë me ta, sjellja dhe mikrpitja e tyre të lënë të kuptojnë se kanë mjaft ngjashmëri me shqiptarët dhe kjo është e vërtetë, pasi janë të tillë.

Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasojë e migrimit, shqiptarët gjatë kohës së perandorisë Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marrë shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Si do që të jetë, dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare kanë erdhur nga territoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.
Abdullah Kas, me origjinë shqiptare që jeton në Stamboll, ju sjell disa prej shqiptarëve që e kanë ngritur lart emrin e atdheut të tyre në Turqi.

1. Mehmet Akif Ersoy - Poeti Kombëtar i Turqisë, autor i Himnit Kombëtar

2. Sami Frashëri - Shkrimtar, filozof

3. Ali Sami Yen - Djali i Sami Frashërit, themelues i Galatasaray

4. Mimar Sinan – Arkitekt

5. Hakan Sukur – Futbollist

6. Ahmet Pristina - Politikan, ish kryetar i Bashkisë së Izmirit

7. Abdullah Yildiz - Politikan, nën.kyetar i Bashkisë së Niksar Tokat

8. Arif Erdem – Futbollist

9. Emre Belezoglu – Futbollist

10. Kivanç Tatlitug – Aktor

11. Ermal Kuqo – Basketbollist

12. Baris Manço – Këngëtar

13. Candan Erçetin – Këngëtare

14. Fuat Guner – Muzikant

15. Aylin Aslim – Këngëtare

16. Almeda Abazi - show-girl

KOMENTE