Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
22 dhjetor 2013, dita për referendum kundër mbetjeve të importit.
English

22 dhjetor 2013, dita për referendum kundër mbetjeve të importit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 152, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoi datën 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Bashkëngjitur Relacioni për caktimin e datës së referendumit

Më datë 30.11.2011, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është paraqitur një kërkesë për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Me Vendimin nr. 1236, datë 22.12.2011, KQZ ka vendosur miratimin e modelit të fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, siç sanksionohet në nenin 150 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 127 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të procesit të verifikimit të nënshkrimeve dhe saktësisë së dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve, KQZ me vendimin nr.10, datë 28.06.2012 vendosi pranimin e kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” si dhe dërgimin e kërkesës Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese më datë 03.01.2013. Shtyrja e dërgimit të kërkesës nga KQZ është arsyetuar dhe bazuar në përcaktimet e pjesës së nëntë të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese me Vendimin nr.8, datë 08.03.2013, ka vendosur pranimin e kërkesës si dhe deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Bazuar në nenin 152, pika 3 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës cakton datën e referendumit brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Në përputhje me këtë përcaktim kushtetues si dhe me nenin 119, pika 6 të Kodit Zgjedhor të vitit 2003, kërkesa për referendum duke mos kaluar në të gjitha procedurat e kërkuara, brenda datës 15 mars 2012, u shty deri në vitin 2013. Ndërkohë, neni 119, pika 2 e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 nuk lejon mbatjen e një referendumi të përgjithshëm brenda periudhës 6 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri (sipas një përllogaritje kjo periudhë korrespondon me datat 7 mars 2013 -17 dhjetor 2013).

Për sa më sipër, Presidentit të Republikës i mundësohet caktimi i datës 22 ose 29 dhjetor 2013 si datë për zhvillim referendumi.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës vendosi të caktojë datën 22 dhjetor 2013 si datë për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

KOMENTE