Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Koncesionet janë leva e Arkimedit për Shqipërinë
English

Berisha: Koncesionet janë leva e Arkimedit për Shqipërinë

Kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite, Konferencën me temë “Shtatkraft në Shqipëri dhe projekti i Hec të Devollit”, organizuar nga kompania norvegjeze Shtatkraft për prezantimin e axhendës së saj lidhur me ndërtimin e Hec-ve në kaskadën e Devollit.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, zoti Jan Braathu, zv/presidentja e kompanisë Shtatkraft për hidrocentralet, zonja Tima Iyer, përfaqësuesit e kompanisë Devolli Hydropower, si dhe të ftuar të tjerë, kryeministri Berisha theksoi se prania e kompanisë prestigjioze Shtakraft në vendin tonë përbën një ngjarje të madhe të gjithanshme për Shqipërinë, zhvillimin e saj dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme në vend.

Kryeministri u shpreh se ky investim, i cili e vendos Shqipërinë në hartën e projekteve të mëdha të kompanisë Shtatkraft është një apel i fuqishëm për të gjitha kompanitë e tjera norvegjeze dhe jonorvegjeze për të konsideruar në mënyrën më serioze investimet në Shqipëri, në fushën energjetike dhe në fusha të tjera.

KOMENTE