English

Itenerari i lëvizjes në "Rrugën e Dibrës"

Me fillimin e punës për zbatimin e fazës së dytë të punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës”, i cili do të kryhet nga firmat fituese “Arifaj” sh.p.k dhe “Kombeas” sh.a, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se plani i organizimit të lëvizjes të automjeteve gjatë punimeve do të jetë si më poshtë:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën e “Barrikadave”, deri në kryqëzimin me rrugën “Siri Kodra” (sipas sensit të lëvizjes, nga perëndimi në lindje).
Qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra” deri në kryqëzimin me rrugën “Barrikadave” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.
Gjatë kësaj faze, stacioni i linjave të transportit urban do të zhvendoset në rrugën “Ferit Xhajko”, para kryqëzimit me rrugën “5 Maji”.
Ndalohet qëndrimi dhe parkimi në të gjithë segmentin rrugor.

KOMENTE