Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulzim Basha do të shpërblejë edhe kësaj here kampionët e klubit “Tirana”
English

Lulzim Basha do të shpërblejë edhe kësaj here kampionët e klubit “Tirana”

Ashtu siç e ka bërë tashmë traditë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do të shpërblejë edhe kësaj here kampionët e klubit “Tirana”. Në një takim me kampionët e peshëngritjes Romela Begaj e Daniel Godelli dhe ekipin e volejbollit të femrave, z. Basha u ka premtuar premio të veçanta për rezultatet e arritura me fanellën e kombëtares dhe me atë të klubit “Tirana”.

Dy peshëngritësit e klubit “Tirana”, Romela Begaj dhe Daniel Godelli në kampionatin evropian të peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë morën nga tre medalje secili. Peshëngritësja Romela Bega do të përfitojë kësaj here premion e dytë nga Kryebashkiaku Basha, pas asaj si “nënkampione Evrope”, kohë në të cilën Bashkia rikonstruktoi tërësisht dhe palestrën ku stërvitet Romela dhe përfaqesuesja e Shqipërisë në peshëngritje. Premio të veçantë do të marrë dhe ekipi i volejbollit të femrave e cila u shpall kampione e Shqipërisë një ditë më parë. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha i ka garantuar se vëmendja dhe mbështetja ndaj sportit do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në kurorëzime kampionësh.

“Do të vazhdojmë t’ju mbështesim, jo vetëm në raste të tilla të lumtura siç janë fitoret, trofetë por do të vazhdojmë të mbetemi pranë në ditë të vështira, në ditë të mira, duke uruar që nëpërmjet përkushtimit tuaj, jo vetëm të bëni që këto ditë të mira e të bukura të fitores të jenë sa më të shpeshta, por të vazhdoni ashtu siç jeni, shembuj të vërtet për t’u ndjekur. Do të vazhdoni të keni këtë mbështetje, pavarësisht fushatave që shkojnë e vijnë dhe premtimeve që shkojnë e vijnë. Kjo bashki nuk është në fushatë, por ka provuar me vepra e jo me fjalë, se di t’i qëndrojë programit të vet, një program i cili ka filluar të transformojë batakun ku sporti gjendej për më shumë se 12 vjet në këtë qytet. Edhe njëherë, ju uroj suksese të mëtejshme! Na bëni krenarë!” –theksoi z. Basha.

Ekipi i peshëngritjes i ka dhuruar Kryebashkiakut Basha fanellën e kombëtares shqiptare e cila u përfaqësua me dinjitet në kampionatin evropian të peshëngritjes.

KOMENTE