Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
RTSH-ja dhe TRT-ja bashkëpunim të suksesshëm
English

RTSH-ja dhe TRT-ja bashkëpunim të suksesshëm

Kryeministri Berisha priti sot në takim, Drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Turk dhe President i Unionit të Mediave Elektronike të Europes Juglindore, Ibrahim Shahin, si dhe biznesmenin e njohur turk Ahmet Çallik. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Hassan Asan, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, njëkohësisht Zëvendëspresident i Unionit të Mediave Elektronike të Europes Juglindore, Petrit Beci.

Duke i uruar mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e quajti të suksesshëm bashkëpunimin mes televizionit shqiptar dhe atij turk, ndërsa vlerësoi mbështetjen dhe asistencën teknike e logjistike që TRT i ka dhënë dhe i jep RTSH-së. Kryeministri çmoi se RTSH ka bërë investime serioze dhe se në bashkëpunim me TRT do të arrijë të ketë bashkëpunime të tjera të suksesshme.

Zoti Ibrahim Shahin falenderoi Kryeministrin për mikpritjen, ndërsa theksoi se Televizioni Kombëtar Turk do ta vazhdojë bashkëpunimin shumë të frytshëm me RTSH-së.

Në takim, Kryeministri Berisha i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe interesin e përbashkët për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike. Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi praninë e zoti Callik, në Shqipëri, me investime të suksesshme në disa fusha dhe u shpreh se investitorët turq janë të mirëpritur të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri.

Kryeministri Berisha tha se në tre-katër vitet e fundit investimet turke ne Shqipëri janë rritur me 5-6 herë, ndërsa theksoi se Shqipëria ka potencial të madh për investime, veçanërisht në fushën energjetike, duke ju bërë të njohur bashkëbiseduesve disa nga lehtësitë më të fundit fiskale në këtë drejtim si heqja e TVSH-së për çimenton dhe hekurin apo të makinerive për prodhim që ul koston në ndërtimin e hidrocentraleve.

KOMENTE