Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndue Kolçi, është gjendur i vetëvarur në ambjentet e pritjes së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë
English

Ndue Kolçi, është gjendur i vetëvarur në ambjentet e pritjes së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë

Sot rreth orës 03.40, është gjendur i vetëvarur shtetasi i shoqëruar në ambjentet e pritjes së Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë Ndue Kolçi, 50 vjeç, me banim në Tiranë.

Shërbimet e Policisë së këtij komisariati, pas marrjes së një informacioni se në qëndër të Laprakës, gjëndet i shtrirë dhe i gjakosur një shtetas, mënjëherë ka shkuar një Patrullë e Policisë e cila i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar atë në Spital.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, shtetasi Ndue Kolci është shoqëruar në ambjentet e pritjes së komisariatit, pasi ishte në gjendje të dehur dhe me vehte i është gjetur një pistoletë (ku pas verifikimeve nuk ishte armë zjarri).

Shoqërimi është kryer, me qëllim për verifikime të mëtejshme nëse ky shtetas, ishte i dëmtuar nga një vepër penale apo autor i saj.

Përgjatë qëndrimit në ambjentet e pritjes në komisariat, nga oficeri i policisë, janë kryer procedurat standarte të mbikqyrjes së tij, por duhet të theksojmë se në këto ambjente, lejohet që një shtetas të mbajë sende personale si : celular, syza, orë, unaza, lidhëset e këpucëve, rripi i pantallonave etj, heqja e të cilave nga Policia do të përbënte shkelje të lirive dhe të drejta të njeriut.

Viktima dyshohet se, është vet’varur duke përdorur rripin e pantallonave në ambjentet e pritjes së komisariatit.

Strukturat e kompente janë duke kryer hetime të mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

KOMENTE