Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përuron rrugën Meto Asim – Kafaraj. Infrastrukturë moderne si të lagjeve të qytetit
English

Berisha përuron rrugën Meto Asim – Kafaraj. Infrastrukturë moderne si të lagjeve të qytetit

"Infrastrukturë moderne si të lagjeve të qytetit, rrugë, shkolla, ujësjellësa, kanalizime, energji elektrike, qendra shëndetsore, sisteme moderne vaditëse është zotimi ynë dhe projekti për Shqiperinë e zhvilluar europiane qe ne po bejmë e do bëjme çdo ditë e më shumë realitet"., është shprehur kryeministri Berisha në rrejetin e tij social "Facebook", lidhur me përurimin e një prej rrugëve që gjarpëron në një natyrë mjaft të bukur.

Kryeministri Berisha, në vijim të përurimit të një seri rrugësh lokale dhe dytësore, ishte sot në qarkun e Fierit, ku u inaugurua përfundimi i rikonstruksionit të rrugës Meto Asim – Kafaraj. Rruga, një investim me vlerë 247 milionë lekë, financim i qeverisë shqiptare, BERZH dhe BEI lidh 5 fshatra të komunave Frakull dhe Levan me njëri - tjetrin, por edhe me luginën e Vjosës dhe autostradën Levan – Tepelenë.

Ky investim shkurton kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikontruksionit të rrugës, duke u lehtësuar kështu lëvizjen 4 mijë banorëve të kësaj zone drejt qendrave administrative, si edhe fermerëve u vjen në ndihmë për të nxjerrë produktet e tyre më shpejt në tregun e Fierit, të Vlorës dhe më gjerë. Me këtë investim, infrastrukturës rrugore të rrethit të Fierit i shtohet, gjithashtu, edhe një unazë që lidh rrugën Cakran – Qafë e Koshovicës me autostradën Levan – Tepelenë, duke i dhënë më shumë frymëmarrje lëvizshmërisë së mjeteve drejt Vlorës dhe Tepelenës. Segmenti i ri rrugor Meto Asim – Kafaraj, me gjatësi 8.5 kilometër, është i pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë sinjalistikën, kanalizimet, hapësira parkimi, vepra arti dhe mure mbajtës.

Kryeministri Berisha, në përshëndetjen e tij drejtuar banorëve të kësaj zone, u shpreh se infrastruktura e fshatrave tona duhet të jetë identike me infrastrukturën e lagjeve të qyteteve tona, ndërsa theksoi se “katër vitet që vijnë ne do të shkojmë në çdo komunë, në çdo fshat, do të ndërtojmë infrastrukturën më moderne”.

“Ju ftoj,- tha Kryeministri Berisha, - të vazhdojmë së bashku këtë betejë për këtë projekt, i cili ka qëllim madhor për të nxjerrë fshatin shqiptar nga një trashëgimi e pamerituar dhe për ta bërë atë fshatin e një vendi të zhvilluar, fshatin e një vendi evropian. Të votojmë edhe për të ardhmen tonë evropiane”.

KOMENTE