Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përgëzon Federatën Shqiptare të Peshëngritjes
English

Berisha përgëzon Federatën Shqiptare të Peshëngritjes

Kryeministri Berisha përgëzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për organizimin model në një kohë të shkurtër të Kampionatit Evropian, ndërsa i premtoi Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e një botërori peshëngritje në Tiranë.

Kryeministri Sali Berisha priti sot z Tamash Ajan President i Federatës Botërore të Peshëngritjes të shoqëruar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pas përfundimit me sukses të Kampionatit Europian të Peshëngritjes në Tiranë.

Kryeministri Berisha përgëzoi zotin Tamash Ajan për mbështetjen që i dha Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në nismën e guximshme për organizimin në një periudhë dy mujore të Evropianit në Shqipëri, pas dorëheqjes që i bënë për shkaqe të krizës këtij aktiviteti Spanja dhe Bullgaria.

Kryeministri e quajti inkurajuese për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe peshëngritjen në veçanti vizitën e Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan, ndërsa premtoi mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në Shqipëri.

Pasi falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe për ndihmën e dhënë nga qeveria për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes në organizimin e shkëlqyer të Evropianit, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan i kërkoi zotit Berisha, që gjatë mandatit të ardhshëm të mbështeste akoma me shumë këtë sport, që i bën shqiptarët të dallohen në botë. Zoti Ajan tha se kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri 15 vite më parë, por po shihte këto ditë këtu një zhvillim të madh.

Kryeministri Berisha tha se gjate mandatit të ardhshëm, sporteve kolektive dhe individuale do tu kushtohet vëmendje e posaçme duke nxitur pjesëmarrjen në to veçanërisht të rinisë.

KOMENTE