Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nazime Visha, 17 vjet burg për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça (VIDEO)
English

Nazime Visha, 17 vjet burg për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 17 vjet burg për Nazime Vishën, e cila akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça më datën 13 gusht të 2012-ës.

Sipas prokurorit, viktima dhe e pandehura kanë pasur komunikime intensive dhe të ngrohta deri pak minuta para ngjarjes.
Në përfundim, prokurori kërkoi 17 vjet burg për Nazime Vishën me akuzën e “vrasjes me paramendim” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ndërkohë familjarët e 19-vjeçares të cilët kanë qënë të pranishëm në seancën gjyqësore kanë kundërshtuar pretencën e organit të akuzës duke kërkuar lirimin e Nazimes.
Ndërsa Gjykata vendosi që seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet në 29 prill ku mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj.

"Në kohën e kryerjes së krimit vajza sapo kishte kaluar moshën 18-vjeç. Ajo ishte rritur në kushte të vështira ekonomike, ku edhe vizita në Tiranë quhej luks, me dëshira të shumta dhe me mundësi realizimi tepër të pakta. E ndodhur në këto kushte, një ditë kur ajo ishte vetëm fëmijë, ka takuar dikë që ka treguar interes për të. Një ditë, pavarësisht dëshirës apo jo të vajzës, ai ka abuzuar me të në mënyrë më të ulët, duke shkelur çdo normë, ligjore, morale dhe pse jo edhe njerëzore. Që në momentin kur viktima ka nisur joshjet dhe më pas kur ata janë bashkuar seksualisht, jeta e kësaj të fundit ka hyrë në një vorbull të rrezikshme, pasi e pandehura ka qenë tërësisht e pandërgjegjshme për atë çfarë po bënte dhe gjithashtu edhe për pasojat e një raporti të tillë absurd dhe pa të ardhme", tha prokurori i çështjes Blerim Tominaj.
Prokurori tha se vërtetë adoleshentja është autore e krimit me paramendim, por nuk është një kriminele, pasi ajo është abuzuar fillimisht nga i ndjeri.

"Ai ka gjetur të vetme vajzën e vogël Nazime, në atë kohë rreth 14 vjeç dhe i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Megjithë kundërshtimin e kësaj të fundit, siç pretendon vetë ajo, ai ka realizuar qëllimin e tij, gjë të cilën ka vazhduar ta bëjë thuajse në të gjitha rastet, kur ai ishte mysafir dhe 'rastësisht' babai i saj nuk ndodhej aty", thotë Prokurori.
1742

KOMENTE