English

Pacientë të sëmurë mendorë në Indonezi mbahen me zinxhirë

Eshte dyfishuar numri ne një kompleks në Fondacionin Galuh ku burra dhe gra te shtrirë në platforma druri jane te lidhur me zixhire dhe ne krevate te improvizuar me qellim sherimin e tyre.


Fotot ne krah tregojne se si ata qendrojne te lidhur neper krevatet e tyre me zinxhire pasi jane te semure menderisht duke qene dhe mjaft agresive.

Kampi ndodhet ne periferi të Xhakartes, Galuh ne Indonezi. Ai ndodhet i fshehur dhe jo i kapshem per syrin e kalimtareve.

Per te gjithe ata qe vizitojne nga afer kampin te jep pershtypjen e nje vendi teper te prapambetur por ai ndodhet jo shume larg nga pjesa moderne dhe e civilizuar e İndonezise.

Njerëzit që punojnë në Galuh thonë se 10% e banorëve këtu janë te prangosur - por ata thonë se kjo është për të mirën e tyre.

Fondacioni ka filluar në vitin 1994 nga një njeri me emrin Gendu Mulatip, i cili besonte në një kombinim të lutjes, trajtimeve bimore për të kuruar njerezit qe shkonin atje.

Ai vdiq në vitin 2011, por tani Suhanda djali i tij menaxhon kampin. Ai krenohet me suksesin e arritur deri tani - por nuk mund të thote konkretisht se sa shumë njerëz ai ka shëruar.

"Ka shumë njerëz me një shumëllojshmëri të sëmundjeve këtu," tregon Z. Suhanda.

"Ne i trajtojmë ata me kura bimore te bëra vetem nga gjethet e bimeve dhe pastaj i përziejnë atë me ujë të kokosit. Kjo i bën ata të qetë.

"Mjekët përdorin pilula gjumi, ne përdorim këtë - shprehet ai.

"Dhe nga falënderimi i Perëndisë, ne kemi parë njerëz të shëruar, dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet. Por ne nuk mund të themi shifra te sakte te suksesit, sepse njerëzit vijnë dhe shkojnë".

KOMENTE