Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi. 30 punëtorë emigrantë plagosen në një fermë luleshtrydhe
English

Greqi. 30 punëtorë emigrantë plagosen në një fermë luleshtrydhe

Rreth 30 punëtorë emigrantë janë plagosur gjatë të shtënave në një fermë luleshtrydhe në Greqi pasi dëshironin të merrnin pagat që nuk u ishin paguar.

Migruesit - kryesisht nga Bangladeshi - u qëlluan nga mbikqyrësi i fermës bujqësore, ne nje fshat Peloponezian në jug të Greqisë.

Disa prej punëtorëve përfunduan në spital, por asnjëri nuk ndodhet në gjendje kritike.

Pronari i fermës dhe një person tjetër janë arrestuar.

Nea Manolada, rreth 260km (160 milje) në perëndim të Athinës, është një zonë ku mijëra punëtorë migrantë janë të punësuar.

Rreth 200 punëtorë ishin mbledhur për të kërkuar pagat e tyre të papaguara kur mbikëqyrësi i fermës hapi zjarr, raporton Lowen Mark i BBC-së.

Ndërkohë priten dhe arrestime të tjera që përfshihen në këtë ngjarje.

KOMENTE