Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jani Jani, anëtar i PBDNJ-it deklaron ngrirjen e veprimtarisë së tij në KQZ
English

Jani Jani, anëtar i PBDNJ-it deklaron ngrirjen e veprimtarisë së tij në KQZ

Jani Jani, anëtar i PBDNJ-it ka deklaruar për median se do t'i bashkohet edhe dy kolegëve të tjerë që lanë KQZ-në.
Ai nuk do të jetë më në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke deklaruar se do të ngrijë veprimtarinë e tij.

"Për arsye të situatave të krijuara, në pritje të një reflektimi real, të politikës për të hequr dorë nga tentativat që cënojnë pavarësinë e këtij institucioni si dhe në shenjë solidariteti me kolegët e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarisë time formale në KQZ" ka deklaruar Jani.

Në këtë mënyrë në KQZ do të mungojnë tre anëtarë, duke lënë të gjithë institucionin në dorë të mazhorancës.

Dy ditë më parë dha dorëheqje nënkryetari i KQZ, Denar Biba dhe dje u largua edhe Albana Shtylla, të dy të propozuar nga Partia Socialiste.

KOMENTE