Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mima: Ekonomia shqiptare të maksimalizojë përfitimet nga inovacioni dhe aktiviteti krijues
English

Mima: Ekonomia shqiptare të maksimalizojë përfitimet nga inovacioni dhe aktiviteti krijues

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Florjon Mima mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e mbylljes së Projektit IPA 2009 “Për Zhvillimin e Sistemit të të Drejtave të Pronësisë Industriale në Shqipëri”, projekt i Bashkimit Europian i zbatuar nga Zyra Europiane e Patentave.

“Qeveria shqiptare dhe veçanërisht Ministria e Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht në reforma të cilat synojnë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe në të njëjtën kohë krijimin e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, - tha Ministri Mima gjatë fjalës së tij.

Në këtë prizëm, tha Ministri, ekonomia shqiptare duhet të maksimalizojë përfitimet nga inovacioni dhe aktiviteti krijues, nga tërheqja e investimeve të huaja dhe nga krijimi i partneriteteve me kompani të vendeve të zhvilluara, ku një rëndësi të dorës së parë merr zhvillimi i Pronësisë Industriale.
Shqipëria është anëtare e marrëveshjeve më të rëndësishme të Pronësisë Intelektuale në rang evropian dhe botëror si dhe anëtare e dy organizmave ndërkombëtare më të rëndësishme të fushës: Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe Zyrës Evropiane të Patentave.

“Në sajë të Marrëveshjes së Madridit në Shqipëri regjistrohen rreth 3 mijë marka në vit. Në Shqipëri janë të regjistruara më shumë se 50 mijë marka nga të cilat 80% janë marka ndërkombëtare. Shqipëria zë vendin e tretë në Ballkan dhe të 28-in në botë për patentat e regjistruara në përpjestim me popullsinë sipas raportit të UNDP 2012”- pohoi ministri i Ekonomisë.

Ndërkaq z. Mima theksoi se “nga masat më të rëndësishme të marra nga qeveria shqiptare në drejtim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Industriale në Shqipëri është edhe miratimi i Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe Industriale per periudhen 2010 – 2015”.
Hapi i mëtejshëm dhe ndoshta më i rëndësishmi, sipas ministrit Mima është zbatimi i kësaj strategjie.

KOMENTE