Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohen autorët e bombës në Boston
English

Identifikohen autorët e bombës në Boston

Pjesë të mëdha të qytetit të Bostonit mbeten në "bllokim virtual" mes një kërkimi të detajuar për njërin prej dy vëllezërve të dyshuar për bombën në maratonën e qytetit të hënën.

Dzhokhar Tsarnaev, 19, mbetet në arrati, pasi u arratis direkt pas shpërthimit të bombësndërsa vëllai tjetër më i madh ka mbetur i vdekur.

Policia tha se kishin bastisur 60-70% të zonës në periferi të Bostonit.

Tre persona vdiqën dhe më shumë se 170 janë lënduar kur dy bomba shpërthyen afër vijës së finishit në maratonën e së hënës.

Pasditen e së premtes, Kol Timothy Alben i Policisë së Shtetit Massachusetts tha se policët në Watertown ishin në kërkim "derë më derë, rrugë më rrugë" për të dyshuarin, por nuk kishte ende asnjë fjalë për vendndodhjen e tij.

Gjërat ndryshojnë, ato ndryshojnë shpejt, "tha zyrtari, duke shtuar:". Ne jemi duke punuar pa pushim dhe me tepër kujdes dhe vetëm në minutat e fundit kemi patur disa zhvillime".

Më parë FBI liroi imazhet e dy burrave që mendohet të kenë lidhje me bombardimet.

Policia tha se një i dyshuar - i quajtur gjerësisht në media amerikane si Tamerlan Tsarnaev - ishte vrarë në fillim të premten, dhe ata ishin në kërkim për një tjetër të dyshuar, i quajtur më vonë si Dzhokhar Tsarnaev vëllai më i ri i personit të vdekur.

Ata vijnë nga rajoni rus i Çeçenisë i cili ka qenë i rrënuar nga një kryengritje islamike që buron nga luftërat separatiste.
Tërë qyteti i Bostonit është në lock down dhe banorët janë paralajmëruar që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, transporti publik i mbyllur, shërbim taksi i paralizuar dhe një zonë ndalim-fluturimi mbi qytet.

KOMENTE