Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Linda Ihsani ndahet nga jeta. Berisha dhe Topalli mesazh ngushëllimi familjes
English

Linda Ihsani ndahet nga jeta. Berisha dhe Topalli mesazh ngushëllimi familjes

Kryeministri Berisha, me anë të një mesazhi, i ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani, për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta.
Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha shkruan:

“Familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani,

Të dashur prindër dhe familjarë të të ndjerës Linda Ihsani,

Lajmi tejet i hidhur i ndarjes parakohe nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe të mrekullueshëm, bashkëpunëtores sime të çmuar, më ka pikëlluar thellë mua, familjen, bashkëpunëtorët e mi dhe Partinë Demokratike.

Linda Ihsani ishte simboli i përkushtimit të madh dhe aftësive intelektuale të veçanta, integritetit të lartë njerëzor, eficencës së spikatur në punë, dashurisë dhe respektit për miqtë, për kolegët e saj.

Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar dhe një mbështetje të madhe në të gjitha detyrat e rëndësishme që ka kryer, për shume vite, si një nga bashkëpunëtoret e mia më të afërta. Sot në zi, së bashku me ju, jemi të gjithë ne që patëm fatin e mirë ta njohim nga afër dhe të bashkëpunojmë shumë vite me Lindën, janë miqtë e saj të shumtë që humbën miken e tyre fisnike, janë të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin Lindën dhe mbarë demokratët shqiptarë që kishin tek Linda një përfaqësuese të tyre, fjalë pakë e punë shumë, një qëndrestare të vendosur.

Linda humbi sot betejën heroike që ajo bëri me sëmundjen e egër, por do të mbetet e gjallë gjithnjë në memorien tonë.

Duke ju shprehur ngushëllimet tona më të thella për këtë humbje të madhe, unë dhe Lili lutemi së bashku me ju që shpirti i Lindës tuaj të dashur të gjejë paqen e merituar.

Me respekt,

Sali Berisha

Mesazhi i kryetares së kuvendit Jozefina Topalli.

Sot, Zoti thirri pranë vetes miken e bashkëpunëtoren time të plodhur, simbolin e përkushtimit e sakrificës në emer të bindjeve të saj, Linda Ihsanin.
Një shpirt i lirë u ngjit në qiell.

Sot, të gjithë ne që patëm fatin ta njohim në këtë jetë, ndjehemi të varfëruar nga mungesa e saj.

Na varfëron mungesa e buzëqeshjes së saj, sensit të drejtësisë, besimit në të nesërmen, perkushtimit pa kushte ndaj kujtdo që ishte në nevojë.
Linda jone, ishte aty për secilin prej nesh që patëm privilegjin të ndajmë me të, çaste të bukura e të trishtuara, momente pune e përpjekjeje të palodhur edhe kur gjithçka dukej e kotë.

Zoti, që na bekoi me miqësine e saj të gjithë ne që e njohëm, sot e deshi pranë vetes.
Lamtumirë Linda jone!

Paqja e përjetshme qoftë me ty!

KOMENTE