Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pusulla e nxehtë
English

Pusulla e nxehtë

Erion Selmani-Tregim. Që pusulla e nxehtë do bënte namin, kjo ishte e padiskutueshme. Në dyshim të madh qenë ngjarjet që do vijonin, pas leximit të letrës nga drejtoresha.
Në kursin për patentën e lundrimit detar drejtoresha qe një grua me sharm të madh e njëkohësisht sundimtare, nga ato që të kallnin datën vetëm t’i shikoje në rrugë, pale të dilje me atë shëtitje në mbrëmje. Kishte të ngjarë që mbrëmja të kthehej në festë dashurie, po ky opsion i ëmbël mund të shndërrohej në llahtarë sikur ajo të ndërronte mendje e përveç ëmbëlsisë t’i shkonte mendja edhe për dajak… se siç u theksua drejtoresha e shkollës për patentën e lundrimit qe e aftë edhe të të thyente brinjët… Jo më kot burrat nuk i vardiseshin kurrë. Ata e shikonin, e shijonin me fantazinë e tyre e iknin të lemerisur.

Prej vitesh ajo nuk merrte ftesa për darkë apo edhe në mbrëmjet e vallëzimit askush nuk i afrohej për ta ftuar në pistën e kërcimit. Burrat iknin nga sytë këmbët pasi ajo qe fort e bukur, me trup të skalitur e në të njëjtën kohë e frikshme, ngaqë karakteri i saj i fortë e bënte të ngjante të pamposhtur.

Djaloshi D.E e kishte qejf lundrimin me anije e po frekuentonte shkollën për të lundruar gjatë verës, të bëhej marinar edhe pse për drejtoreshën do të lypej ndonjë marins amerikan, si ata që stërviteshin egërsisht nëpër filma për t’u bërë marinsa të Shteteve të Bashkuara.

Kuptohej që drejtoresha qe nga ato gra që i rraskapiste si marinarët e thjeshtë po ashtu marinsat e shumë stërvitur.

Ajo u merrte shpirtin meshkujve në shtrat.., ose kështu ngjante në pamje të parë. Të vërtetën me saktësi nuk e njihte askush.

Atij i qe fiksuar keq drejtoresha e frikshme dhe madhështore. Ah sikur të kishte rast ta shtinte në dorë…

Ndaj ai i futi në çantë një letër të nxehtë, sepse D.E i arrinte në përgjithësi fitoret me fjalë të shumta. Fitore të cilat jo rrallë ktheheshin në disfata… po kjo qe jeta; sido që ta rrotulloje s’mundeshe të fitoje gjithmonë. Pa harruar se edhe disfata kishte rëndësinë e saj, biles edhe shije, ngaqë duke qenë e kundërta e fitores, qe e vlefshme për të pakësuar humbjet e ardhshme, pa krijuar shumë iluzione se do të shtoheshin sukseset, jo. Sukseset nuk shtoheshin për qamet!!!

Pak a shumë qenë në baraspeshë, si humbjet dhe fitoret, ndërsa një fitore ndaj drejtoreshës do të mund të quhej “Lavdi”, pasi vetë ajo qe një femër e “lavdishme”, ndryshe nga gjithçka prej asaj që mund të imagjinonte një mashkull.

Ai mezi po priste të nesërmen ku tek klubi i vogël në lulishte i kishte lënë takim. Nuk i dihej nëse ajo do të vinte pas leximit të pusullës dhe, në rast se do paraqitej në takim për kafe askush nuk mund të parashikonte nëse do ta përqafonte, ledhatonte apo do ta gjuante me shpulla, duke marrë në konsideratë edhe variantin më të frikshëm: ajo mund ta varte djaloshin në majë të ndonjë peme duke përfituar nga gjelbërimi i lulishtes. Ende s’dihej efekti i cicërimave të zogjve::-) Cicërimat po ashtu si fjalët e muzika bënin efekte të paparashikuara tek femrat, kështu që mund edhe të përmbysej çdo hipotezë se këtu bëhej llaf për një grua tjetërsoj, ku edhe teoremat, studimet e panumërta nuk hynin në punë.

Por D.E qe djalë me guxim të paparë. E dinte fort mirë se aty qëndronte krejt shija e jetës. Të mposhte të pamposhturën… Eh ç’kuptim do të kishte ta shtynte jetën me fitore të lehta… Edhe fitoret e lehta ndaj femrave e kishin velur, ndaj donte të vështirën, te rrezikshmen. Të paktën kësaj here donte ta bënte ndryshe, si asnjëherë më parë. Le të bëhej hataja. e në këtë përzgjedhje “tjetërsoj” ai kishte goditur në shenjë me drejtoreshën, e cila nuk hynte në asnjë kategori femrash. Ja se si rrodhën ngjarjet…

Pusulla e nxehtë
“Kurora e bukurisë vetëm ty të përket Drejtoresha ime! Po ti ja ke grabitur kurorën mbarë njerëzve për ta vendosur mbi krye, me stilin tënd si kryeneçe e paepur. Ti ke vendosur të më marrësh frymën sa herë që më ngul sytë. Janë ata sytë e tu ndërmjet të cilëve rregullohet e herë çrregullohet frymëmarrja ime dhe funksionon zemra ime, e cila është në varësi me shikimin tënd e ka lidhje me buzët e tua të trasha, pasi dihet se sa herë i lëviz buzët aq më fort rreh zemra ime…”
Po kur dëgjoj zërin tënd, atëherë duket sikur ke përdorur shkrepëse për të ndezur zjarrin në mendjen time. Ti nuk mund ta dish se sa efekt joshës më bën zëri yt, i cili i kapërcen kufijtë e njerëzores për t’u krahasuar me disa sinfoni dashurie, biles i tejkalon ato.

- Po tani më kujtohen lëvizjet e duarve të tua. Sa herë që i lëviz më duket sikur po më përkëdhel dhe më rrëqethet mishi, pa e kuptuar atë që do të ndodhte sikur të më prekje vërtet.

Dhe erdhi çasti kur ti ecën në rrugë: janë ato hapat e tu që më ndezin fantazinë për t’u shtrirë përtokë vetëm për të qenë i shtypur nga këmbët e tua. Të më shkelësh për triumfin tënd të mohuar për një kohë të pallogaritshme. E ku e dinë njerëzit se të jesh poshtë këmbëve të tua, pakësohet burrëria po shtohet kënaqësia, hahaha.

Kujdes! S’dua taka të larta se do ma bësh kurrizin copë, copë me vrima nga takat e këpucëve… hihihi

Ti e ke kuptuar se jam tip delikat… e do të doja me atlete sportive me qëllim që shtypja të bëhet me lezet aq sa të quhet ndrysje, thuajse masazh për kurrizin tim. Po i kam inat femrat që u mbajnë këmbët era… prandaj mos i hiq atletet se e kam hundën të ndjeshme…

Se mos më harron mbi trotuar, më ngri më pas, domethënë pas shkeljes në formë masazhi se unë nga “qejfi” do përgjumen e rrezikoj të digjem nga dielli. Biles ja marrin dorën edhe të tjerat dhe më shtypin gjithë gratë kalimtare

Po ti mos nënvlerëso kundërsulmin tim.

Do të doja të merrja një varkë/motoskaf nesër tek porti për të vozitur së bashku. Ta tregoj unë sa vlen madhështia jote atje në mes të detit, ku kryesorja për mua do të jetë të të hedh në det, dhe të të grabis puthje brenda në ujë.

Ashtu si oktapod do të mbërthej me krahët e mi për të të dhënë puthje, domethënë oksigjen për shpirtin tënd. Jam i vendosur që të bëjmë dashuri brenda në ujë se kam përshtypjen që kjo është edhe fantazia jote e fshehtë e më vonë ta përsërisim në varkën tonë, po kjo është vetëm paraloja.

Kur të dalim në breg do të jesh ti ajo që do më detyrosh të bejmë dashuri mbi rërën e plazhit , si dikur ku ishe 20 vjeçe. Do të rikthehesh 20 vjet pas në kohë, do të ndihesh e re, më e bukur se kurrë.
Druaj se nuk do të mbaroj me kaq. Gjatë rrugës në shtëpi ti do ta ndalosh veturën për t’u puthur prapë.
E kur unë do mendoj se përfundoi me kaq, do të thotë që për ty ka qenë vetëm gudulisje, nuk je ngopur… po ti s’ke të drejtë të ngopesh… me mua hahata.

Kjo do të thotë që do të më kapësh prej flokësh për të më çuar në shtëpinë tënde.
Nuk e di nëse do jesh e ëmbël apo e egër në krevat, po me ty gjithçka bën vaki. Ka të ngjarë se do të më trajtosh si të dashur apo ndoshta si një send për të kënaqur veten tënde.

Çfarëdo që të duash, eja nesër tek vendi… S’kam frikë nga ty drejtoresha ime. Dua të të mposht, dua të të dashuroj, zemrën tënde do pushtoj. Do të heq trurin, do të të vjedh zemrën, do të më dhurosh ndenjët e tua… A je gati?”

* * *
Ajo qe veshur me ngjyra të ndezura e me fustan veror kur hyri të nesërmen në Kafene.
- Eja, shkojmë tek porti, – tha ajo me zë të ulët e me vështrim të butë, pa pritur që të pinte kafe.
- Si urdhëron drejtoresha ime! A nuk pi kafe drejtoresha?
- Jo, sot s’jam në detyrë…, mos më quaj drejtoreshë jam thjesht e jotja… si në pusullën tënde. Ku i gjete gjithë ato llafe i dashur?

“Për të mos iu besuar veshëve”, mendoi ai. Ajo po më quan “i dashur”… edhe kësaj here fjalët patën sukses… Qenkan fjalët e përshtatshme ato që arrijnë të shkrijnë edhe gruan më të akullt…
- E dashur, a vazhdojmë sipas “itinerarit” që të shkruajta… duke përjashtuar shtypjen me këmbë në trotuar…

- Po, me gjithë qejf, – tha drejtoresha me zë të ëmbël, pa asnjë theks sundimtareje apo femre të fuqishme. Përballë idesë së një dite dashurie, e pas leximit të një pusulle të nxehtë ajo qe kthyer të sillej si grua plot ndjenja… e gatshme për të dhuruar kënaqësi, e etur për të përjetuar dashuri…
Mbase ky qe sinjali që njerëzit e ashpër bëheshin të tillë nga rrethanat po ata ruanin përherë brenda, pjesën e tyre më të mirë, më të ëmbël, shpeshherë e padukshme për sytë e tjerëve… mjaftonte të thelloheshe e të kishe dëshirë ta zbuloje, mirësinë… ndjenjat.

“Sot m’u rikthye dëshira për të jetuar e rifituar vitet e vetmisë”, tha me vete drejtoresha.
Çdo gjë eci sipas parashikimit… në pusullën e nxehtë.

KOMENTE