Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të rinjtë mund të mos harxhojnë kohë me analizën e periudhës komuniste
English

Berisha: Të rinjtë mund të mos harxhojnë kohë me analizën e periudhës komuniste

Në një takim që kryeministri Berisha zhvilloi dje në mbrëmje, me të rinj pedagogë nga universitete të ndryshme, vlerësoi të një rëndësie të veçantë pjesëmarrjen e të rinjve në votime, si mbështetësit më të fuqishëm të Partisë Demokratike. Kryeministri u shpreh se arsyeja e kësaj mbështetje është se ata shohin tek Partia Demokratike transparencën e përpjekjeve të saj, si për zhvillimin e vendit, ashtu dhe integrimin në Be.
Kryeministri kërkoi që të rinjtë të inkurajohen për të marrë pjesë në votime, duke shprehur vullnetin e tyre të lirë, për një Shqipëri evropiane dhe për një të ardhme që do të punojë për ta.

Edhe njëherë nga ky takim, Kryeministri deklaroi se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet e saj për krijimin e kushteve sa më optimale jo vetëm për arsimimin e tyre, por edhe për punësimin e të rinjve si një element i rëndësishëm i integrimit të tyre në shoqëri.

Ndër të tjera, në fjalen e tij, Kryeministri tha:

“Ne jemi fatlum se në çdo zgjedhje së paku 200 mijë të rinj firojnë të drejtën e votës. Të rinjtë nuk e njohin diktaturën komuniste dhe nuk i këshilloj që të lodhen dhe të bëjnë studime të thelluara mbi të, por sigurisht njohuritë kryesore i kanë dhe ata nuk mund të pranojnë mbrojtjen që partia socialistë i bën asaj të shkuare. Të rinjtë mund të mos harxhojnë kohë me analizën e asaj periudhe, por që ta pranojnë , absolutisht nuk mund ta ndodhë, ata nuk e pranojnë atë dhe janë krenarë që rriten të lirë.

KOMENTE