Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjet që kanë banuar për 20 vjet në objektet shtetërore marrin pronësinë falas. Vendimi firmoset nga kryeministri Berisha
English

Familjet që kanë banuar për 20 vjet në objektet shtetërore marrin pronësinë falas. Vendimi firmoset nga kryeministri Berisha

Sot Kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin e Këshillit te Ministrave, të miratuar në mbledhjen e datës 24 prill 2013, për kalimin në fond banesash të një numri objektesh shtetërore industriale, përkatësisht në ish-Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder – Mek në Shkozë, ish-Kombinatin e Tekstileve të Pambukta si dhe ish-Uzinën Dinamo e Re, në Tiranë. Me këtë vendim Këshilli i Ministrave i kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundër shpërblim, pra falas, me shumë se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Këto objekte e kanë humbur prej vitesh qëllimin ekonomik dhe publik që kanë patur.

Familjet e strehuara në to, gjatë këtyre 20 viteve, i kanë përshtatur këto objekte në ambiente banimi dhe i paguajnë shtetit rregullisht detyrimet për shërbimet e energjisë, ujësjellës - kanalizimeve etj.

Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjeçar për një numër mjaft të madh banorësh në rrethin e Tiranës, atë të strehimit të tyre.

Marrja e titullit të pronësisë u jep këtyre familjeve të qytetit të Tiranës zgjidhjen përfundimtare për përmbylljen e nevojës për strehim në mënyrë të ligjshme.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Entin e Banesave për trajtimin sa më shpejt të këtyre rasteve.

KOMENTE