Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zef Bushati: Shkaktarja e prishjes me Berishën ishte Jozefina Topalli
English

Zef Bushati: Shkaktarja e prishjes me Berishën ishte Jozefina Topalli

Zef Bushati, Kryetari i Aleancës Demokristiane, gjatë një interviste për ‘Shekulli’-n, rrëfehet pas prishjes me Berishën, anulimin e hyrjes në koalicion me demokratët dhe dialogun e fundit që pati me Sekretarin e Përgjithshëm dhe kryenegociatorin e koalicioneve, Ridvan Bode. Bushati akuzon hapur Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli, se është shkaktarja e prishjes së tij me Berishën dhe mospërfshirjen në koalicionin e të djathtëve. Sipas Kryetarit të AD-së, përplasja me Topallin daton që në kohën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku ADK-ja propozoi Topallin për Presidente. Sipas tij, “kur diskutohej për kandidaturat për President Republike, ADK-ja mblodhi Këshillin Kombëtar dhe institucionalisht propozoi Jozefinën. Ajo u ”revoltua””, tha Bushati.

Të dielën e kaluar u duk sikur kishit rënë dakord për të hyrë në koalicion me Berishën, pse në momentin e fundit kaluat me Ramën?

Një parti e cila nuk ka organe drejtuese, shtrirje në të gjithë territorin e vendit dhe nuk ka realizuar kongresin e partisë, nuk duhet të quhet parti politike. Ato janë thjesht një grup nismëtar të cilët kanë regjistruar në gjykatë kërkesën për formimin e një partie politike. Këtu tek ne gjithçka është mbrapsht. Miratimi nga gjykata i kërkesës konsiderohet regjistrim i një partie politike. Kështu kryetari i grupit nismëtar “pagëzohet” kryetari i partisë. Qesharake. Dhe këta individë mbushin listat e koalicioneve të PS-së e PD-së. Aleanca Demokristiane mbajti kongresin e saj para disa ditëve, diskutoi dhe votoi në lidhje me koalicionin. Pranoi marrëveshjen e arritur me PD-në që asnjë nga kryetarët e partive aleate në koalicion nuk do përfshihet në listat e PD-së. Në momentin e fundit ne u tradhtuam. PD prishi marrëveshjen dhe hapi listat. Në këto lista nuk u përfshi Aleanca Demokristiane. PD-ja na fyeu rëndë. Berisha nuk reagoi përballë kërkesave tona. Mblodha kryesinë dhe morëm vendimin të kalonim me PS-në.

Çfarë ndodhi dje në zyrën e koordinatorit të PD-së për koalicionet, z. Bode? Përse nuk ratë dakord. Çfarë iu bëri të mos pajtoheshit me ofertën e tij? I kërkuat që të bëheshit deputet nga listat e PD-së si tre e eksponentë të tjerë të partive aleate?

Bode më tha që do të përfshihen kryetarët në listat e PD-së sipas kontributeve. Absurde. Për çfarë kontributesh bëhet fjalë?! Kontributi i gjithësecilit do shihet pas datës 23 qershor. Ne hyjmë në garën elektorale të barabartë. Me zero vota secili subjekt. Ndoshta kanë gjetur ndonjë plakë që di të shikojë mirë filxhanin e kafesë dhe i ka treguar se cila parti do të marrë vota më shumë. Ne besojmë se jemi të organizuar, të fortë dhe me kandidatë serioze. Qëndrimi ynë ishte i panegociueshëm. O asnjë kryetar në listë ose dhe ADK-ja në listë. Sipas jush, cilat janë arsyet që Berisha nuk iu përfshiu në koalicionin e tij? Mos vallë kreu i PDK z. Nard Ndoka ka ndërhyrë tek Berisha për t`ju postuar pasi ju shikonte si rrezik në zgjedhje? Berisha dëshironte shumë që ADK-ja të ishte në koalicion me PD-në, por si hyzmeqar e jo si partner serioz. Ai e di mirë që nga Partitë Demokristiane, ADK-ja merr 5 herë më shumë se të dy partitë e tjera së bashku. Atëherë gaboi? Ndoshta nuk e la Jozefina. Kur diskutohej për kandidaturat për President Republike, ADK-ja mblodhi Këshillin Kombëtar dhe instucionalisht propozoi Jozefinën. Ajo u ”revoltua” a thua se ne e propozuam për dizenjatore. Mbajti qëndrim të ftohtë dhe nuk thirri asnjë grup nga kryesia e ADK-së për t’i falënderuar për këtë propozim. Që atëherë na mori shumë inat. Si rrezik në zgjedhje ne na sheh Jozefina e jo Ndoka. Megjithatë Berisha e kishte marrë BIO Zef Bushati lindi më 11 tetor 1953. U diplomua si aktor dhe regjisor në Institutin e Lartë të Arteve më 1975. Deri më 1992 në Teatrin Kombëtar, ndërkohë që ishte edhe pedagog i Arteve. Këshilltar i kryeministrit, 1992-1997; Deputet i PDK (1997-2001); Ambsador në Vatikan (2002-2006); Këshilltar i ministrave të Kulturës dhe Integrimit (2006-2009). Ambasador në Romë (2009-2010); Këshilltar i Ministrit të Kulturës (2011) vendimin, Berisha e bëri zgjedhjen e tij dhe ne bëmë tonën.

Përse zgjodhët Ramën dhe jo Berishën? Çfarë mendoni se do të arrijë ADK-ja me koalicionin e majtë dhe Edi Ramën? Keni ofertë konkrete nga Rama përtej pjesës etike dhe morale të koalicionit?

Berisha na fyeu. Harroi kontributet tona. Rama na mirëpriti. Aty ku nuk të vlerësojnë nuk ke pse rri. Dhe ne u larguam pas 23 vjetësh. Mosmirënjohjen e dënon edhe Bibla, edhe Kurani. Berisha harroi ‘97-ën kur miqtë i tij ikën, ia mbathën dhe unë i qëndrova në krah me guxim e kurajë. Ishin ditë të vështira. Unë nuk pres oferta nga askush. Kërkoj vetëm drejtësi në proces.

Z. Bushati me zgjedhjen tuaj për koalicionet, shkuat tek koalicioni fitues dhe ikët nga ai humbës apo anasjelltas?

Nuk e di se kush do fitojë e kush do humbë. Për mua nuk ka rëndësi një karrige. Këto vite të “demokracisë” kam provuar të punoj, por edhe të më lënë pa punë. Janë ditë të vështira të mbushura me amoralitet e korrupsion. Dëshira ime është të jap një kontribut modest për demokratizimin e vendit, për integrimin e Shqipërisë në BE, për luftën kundër korrupsionit. Në fushatë do t’i bëj thirrje elektoratit që të mos votojë asnjë kandidat për deputet të akuzuar për korrupsion. ADK-ja do të jetë e përfaqësuar në të gjithë vendin me kandidatë të vetët më 23 qershor.

KOMENTE