Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blloku më i madh i mbjellë me shegë, inspektohet nga kryeministri Berisha
English

Blloku më i madh i mbjellë me shegë, inspektohet nga kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha, pasi përuroi një seri veprash publike në qarkun e Lezhës, inspektoi sot edhe një plantacion të mbjellë me shegë në komunën Dajç, në Zadrimë.
Plantacioni, me një sipërfaqe prej afro 40 hektarë, është në vitin e parë të realizimit të tij dhe është një investim me vlerë 44 milionë lekë, nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, nga ministria e Mjedisit. Në të janë mbjellë gjithsej 15 800 fidanë, të cilat janë të gjitha fidanë të varieteteve të prodhuara në vend, “Tivareshe” dhe “Devedishe”. Ky është blloku më i madh i mbjellë deri më sot me shegë në vendin tonë, i cili është në konformitet të plotë me programin kombëtar të drurëve arrorë dhe shegës.

Perspektiva e zhvillimit të mbjelljeve të reja me shegë në këtë zonë kalon mbi 250 - 300 hektarë, duke bërë të mundur krijimin e bllokut më të madh në Ballkan me shegë të kultivuar. Kjo është e parashikuar në studimet e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kryeministri Berisha e përgëzoi sipërmarrësin për këtë projekt, i cili ka të punësuar 20 punëtorë.

“Ne, - tha Kryeministri, - pak ditë më parë kemi lëvruar gjysmë milionë dollarë të tjerë për kultivimin e shegëve. Kjo është rruga e rritjes së prodhimit, rruga e rritjes së të ardhurave, rruga e krijimit të sipërmarrjeve të fuqishme bujqësore dhe rruga e punësimit”.

Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se atë çka kjo qeveri ka bërë në këto 8 vite duke ndërtuar infrastrukturën rrugore, në mandatin e ardhshëm do ta bëjë me vaditjen. “Ne, - tha Kryeministri, - do të bëjmë gjithçka që ju të keni sistemet më moderne të vaditjes. Ne do të bëjmë gjithçka që ju çdo pëllëmbë tokë ta bëni të prodhojë, të prodhojë për ju, për mirëqenien tuaj”.

KOMENTE