Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni policor antidrogë në Vlorë përfundon me sukses. Emrat
English

Operacioni policor antidrogë në Vlorë përfundon me sukses. Emrat

Strukturat e Drejtorisë për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Njësinë e Lëvizshme Territoriale Delta-Force në sajë të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike kanë arritur të finalizojnë me sukses një operacion policor antidrogë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhej:

Rreth orës 01.10 të datës 28.04.2013 nga Strukturat e Drejtorisë së Kufirit Vlorë në fshatin Dhërmi dhe pikërisht në vendin e quajtur “Rrugët e bardha” rreth 1 milje nga bregu është konstatuar një mjet lundrues i cili lëvizte me drejtim Jug-Veri, dhe dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë janë organizuar të gjitha shërbimet të alternuara nga deti dhe nga toka.

Nga ndjekja që i është bërë këtij mjeti nga Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin është bërë e mundur që në fshatin Dhërmi dhe pikërisht në vendin e quajtur “Plazhi i Perivolit” të gjehet një autoveturë tip Fiat Doblo me targa DB670 ER, si dhe pak më larg tij i fshehur shtetasi:

Aleksandro Robert Vasili, vjec 20, lindur në Nikeas, Greqi dhe banues në lagjen “24 Maj” të qytetit të Vlorës.
Gjithashtu në vijimësi të ndjekjes është bërë e mundur edhe kapja e mjetit lundrues tip Skaf me gjatësi 5 m, me dy motorra i cili u braktis nga personat që e drejtonin, brenda të cilit janë gjetur rreth 390 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

Në vijimësi të hetimeve në lidhje me këtë rast nga Strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandro Vasili, si dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhët i ditur për shkak të hetimeve.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283/a, 22 dhe 25 të Kodit Penal

Delvinë, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë për “Vepra të turpshme” i shtetasit:

Eqerem Fuat Muho, vjec 69, banues në lagjen “S.Ballaci” Delvinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi dyshohet se në banesën e tij ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

KOMENTE