Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superstrada-Kodhel–Dajç-Blinisht, tashmë funksionale
English

Superstrada-Kodhel–Dajç-Blinisht, tashmë funksionale

Kryeministri Berisha e vijoi vizitën e tij në Lezhë me inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Superstradë-Kodhel–Dajc-Blinisht, me gjatësi 8,4 km dhe vlerë investimi 218 milion lekë, e cila lidh dy komunat Dajc e Blinisht, jo vetëm me njëra tjetrën, por dhe me superstradën Lezhë – Shkodër.

Rruga, nga e cila përfitojnë 12 mijë banorë përfaqëson një infrastrukturë moderne e dinjitoze sipas të gjitha standardeve europiane. Ajo do të vijë në ndihmë të fermerëve të zonës të njohur për prodhimet bujqësore, vreshtarinë, ullishtat, prodhimin e verës, vajit, etj për të nxjerrë më lehtë dhe më shpejt këto prodhime në treg.

Ky investim në infrastrukturë u bashkangjitet 500 km rrugë që janë ndërtuar e rindërtuar gjatë këtyre viteve, në qarkun e lezhës, nga të cilat 130 km rruge kombetare, 134km rruge rajonale si dhe 236 km rruge rurale ne komuna e bashki. Ndër të tjera në këtë qark jane ndertuar e rindertuar 84 shkolla, 34 ujesjellesa e KUZ, 47 qendra shendetsore e ambulance, si dhe jane subvencionuar mbi 700 hektare ne pemtari, ullinj, vreshta e bime are.

Kryeministri shprehu kënaqësinë që ishte mes banorëve të Blinishtit në një ditë të gëzuar për ta, ditën e inaugurimit të rrugës, e cila do të bëjë të mundur shfrytëzimin e potencialeve të mëdha turistike dhe të gjithanshme të Zadrimës.

Duke iu përgjigjur mesazhit të një emigranti, nga fshati Baqel i Lezhës, banues në Vareze të Italisë, kryeministri premtoi se do të jetë shumë e afërt dita kur infrastruktura e fshatrave shqiptare të jetë e njëjtë në parametra dhe standarde me vendet evropiane.

Duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve të 23 qershorit për të gjithë shqiptarët, kryeministri ftoi qytetarët lezhjanë, si dhe emigrantët e këtij qyteti, kudo që ndodhen nëpër botë, të vinë për të votuar dhe ti japin mbështetjen e tyre Lezhës dhe Shqipërisë më 23 qershor.

KOMENTE