Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri - Azerbajxhan. Miratohet marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik. Qeveria miraton dhe vendime të tjera
English

Shqipëri - Azerbajxhan. Miratohet marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik. Qeveria miraton dhe vendime të tjera

Kryeministri Berisha shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit të Ministrave për t’ju përgjigjur disa problematikave dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me çështje të ndryshme.

Në përfundim kryeministri renditi disa nga projektligjet dhe vendimet më të rëndësishme që kjo mbledhje mori në shqyrtim:

Rendi i ditës është i ngjeshur, ka ligje marrëveshje, ligje që synojnë të përshtasin standarde tonat me standarde të BE në fushën tregtare, projektmarrëveshje të cilat kanë të bëjnë me standard të ILO-s, organizatës ndërkombëtare të punës. Krijohet fondi kombëtar i pyllëzimit dhe kjo është një arritje e madhe, natyrisht ky fond do të përdoret për pyllëzimin me dru frutor dhe ne jemi përcaktuar tashmë për llojin e pyllëzimit në këtë vend.

Organizohet Këshillimi kombëtar i arsimit dhe formimit profesional dhe sekretariati i tij teknik. Nuk ka dyshim që në 4 vitet që vijnë dimensioni profesional i arsimit do të jetë një nga dimensionet më themelore.

Caktohen kriteret bazë për sektorët që do të mbështetin dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2013”. Ne vazhdojmë mbështetjen tonë të fuqishme për fermerët shqiptare por ato kanë pritur jashtëzakonisht mirë vendimin e qeverisë për të rimbursuar ata direkt, për tvsh e të gjitha mallrave që ata përdorin për rritjen e prodhimit. Ata kanë pritur me shumë interes vendimin e qeverisë për të rimbursuar akcizën e naftës.

Miratohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit për bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknologjik. Edhe ky është një hap shumë i rëndësishëm, midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit që së shpejti do ti bashkojë një nga projektet më të mëdha të shekujve, projekti i Gazsjellësit Transadriatik, por dhe potenciale të tjera të mëdha dhe ndjenjat miqësore mes kombeve. Kjo marrëveshje përbën një kuadër të shkëlqyer ligjor për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, ekonomisë dhe industrisë me këtë vend mik.

Një vendim shumë i rëndësishëm është aprovimi i marrëveshjes së firmosur me qeverinë franceze për riatdhesimin e atyre që shkojnë në mënyrë ta paligjshme në këtë vend.

I një rëndësie të veçantë është vendimi me të cilin emigrantët dhe qytetarët shqiptarë do të kenë një periudhë tjetër kohore për rivlerësimin e pasurive të tyre të patundshme. Edhe kjo veçanërisht tani, në kushtet e ardhjes së tyre, qoftë për të votuar, qoftë për turizëm le ta kenë këtë mundësi dhe unë e quaj shumë të drejtë këtë që po bëhet.

KOMENTE