Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Google ndryshon faqen kërkuese për Palestinën
English

Google ndryshon faqen kërkuese për Palestinën

Gjiganti i Internetit Google, ka ndryshuar Tagline në faqen e parë të edicionit të tij palestinez nga "Territoret Palestineze" në "Palestinë".

Kjo do të thotë se faqja www.google.ps tregon "Palestina" në arabisht nën logon kryesore të Google.

Terminologjia është një çështje politikisht e diskutueshme, me statusin përfundimtar të Bregut Perëndimor, Gaza dhe Jeruzalemin Lindor ende për t'u përcaktuar.

Në nëntor të vitit 2012 OKB-ja përmirësoi statusin e Palestinës në imazhin botëror.

Palestina, e cila ishte e njohur më parë në OKB si një "entitet", u bë një "shtet jo-anëtar vëzhgues" - një hap i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Një ofertë më herët nga palestinezët që ti bashkohet OKB-së si një shtet anëtar ime te drejta të plota në 2011 nuk u materializua për shkak të mungesës së mbështetjes midis Këshillit të Sigurimit.

Google ende nuk ka komentuar ndryshimin.

KOMENTE