English

Kryeministri Berisha: Të rënët e kombit nderohen përjetë

Dita e sotme eshte kujtuar dhe do te kujtohet si Dita e deshmoreve te cilet dhane jeten per lirine e atdheut te tyre. Ne kujtim te kesaj dite Kryeministri Berisha zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve, në kujtim e nderim të të rënëve të atdheut. Kryeministri Berisha vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, ndërsa u shpreh se të rënët e kombit nderohen përjetë.

“Nderimi më i madh, ndjenjat, dashuria, gjithçka tjetër janë sot tek të rënët e kombit tonë. Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh, para atyre vajza e djemve, burrave e grave që me sakrificat e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri, bënë të mundur që Shqipëria, për të cilën ata luftuan, të jetë sot anëtare e Aleancës më të fuqishme të lirisë së kohërave, bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit europian, bënë të mundur që sot, shqiptarët kudo ku janë të shfrytëzojnë lirinë, pasuritë e saj të pafundme, për të ndërtuar të një sotme dhe të ardhme që meritojnë. Nderi për jetë atyre, nder familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por që kanë emrin e madh që ata lanë, për veprën e pavdekshme që realizuan,” u shpreh Kryeministri.

Ceremonia e nderimit në varrezat e Dëshmorëve u zhvillua me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit, presidentit të Republikës, kryetares së Kuvendit, anëtarëve të qeverisë, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, prefekti i Tiranë, anëtarë të shoqatave të veteranëve dhe qytetarë.

KOMENTE