Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si duhet të sillet mashkulli me gruan e tij kur pret të behet baba
English

Si duhet të sillet mashkulli me gruan e tij kur pret të behet baba

Disa keshilla qe çdo mashkull duhet te kete parasysh kur pret qe gruaja e ij te sjelle ne jete femijen si frut i dashurise se tyre. Kini kujdes ne veprimet tuaja pasi mund t'ju shkaktojne nje kthese teper te demshme ne jeten tuaj.


Mos shprehni mërzi ose padurim
Shembull: “Kjo po zgjat përgjithmonë”! “Edhe sa kohë”? “Ne kemi lexuar se lindja kryhet më shpejt se kaq”! A mund t’i paramendoni këto skena? Shmangni ato!
Mos e krahasoni partneren me askënd
Shembuj: “Motra ime nuk pati nevojë për barna të dhimbjes”! “Motra jote nuk shtoi shumë në peshë. Ajo u dobësua shpejt, apo”? Edhe më keq do të ishte nëse ju i krahasoni ata me gratë e kaluara, nëse keni pasur foshnja me dikë tjetër më herët.
Mos u bë i zhurmshëm ose gjykues
Shembuj: “Barna të dhimbjes? Më duket se u morëm vesh se do të lindësh pa barna”? Mbajeni në mend se debatet e tilla në këtë kohë nuk janë të preferuara. Ndonjëherë të gjitha planet mund të lihen mënjanë për zgjidhjen më të mirë për momentin.
Mos ik dhe ta lësh vetëm partneren
Partnerja juaj ka nevojë për ju gjatë kësaj kohe kritike. Andaj deklaratat si, “Duket se do të duhet edhe shumë kohë deri në lindje dhe tash nuk ke nevojë për mua. Po shkoj për momentin dhe do të vij më vonë!”, jo vetëm që do ta lëndojnë atë, por mund ta bëjnë të ndjehet e braktisur. Nëse vërtet keni ndonjë punë të rëndësishme, diskutojeni me të dhe pasi ajo ta kuptojë rëndësinë e largimit tuaj konfirmojani “se do të ktheheni shpejt”.
Mos bëj vlerësime që mund të lëndojnë
Mos e pyesni mjekun ose infermieren para partneres tuaj nëse edhe gratë tjera janë “aq të trasha në prag të lindjes”, pasi kështu vetëm do të humbni pikë. Femrat, pavarësisht sa të mëdha ose të vogla janë, janë të ndjeshme për madhësinë e tyre. Ato tashmë ndjehen të frikësuara dhe të lëndueshme në ndikimin e hormoneve. Shmangni këto raste.
Mos i kritikoni vlerat e partneres
Ky aspekt është paksa i ngatërruar. Ai kërkon që ju të mos thoni gjëra negative, por po ashtu të jeni të gatshëm të thoni diçka pozitive për të kundërshtuar çdo vlerësim negativ që ajo bën. Shembull: Ju mund t’i thoni “sa e bukur është”, ose të flisni se pritni “një foshnjë si ajo”, por jo t’i komentoni flokët e saj të parregulluara.
Mos u shfaqni ose mos veproni si i tmerruar gjatë lindjes
Përpiquni të mos shprehni asnjë shenjë të dukshme të tmerrit në fytyrë gjatë lindjes, nëse do të jeni në sallën e lindjes. Shmangni komentet ose fytyrat sikur pyetni “Çfarë është ajo gjëja”? Të gjithë e dimë se foshnja mund të duket jo e bukur në momentet e para të lindjes, dhe do të pyeteni nëse do të jetë gjithmonë e tillë. Por mbani këtë frikë për vete. Nëna duhet të jetë e fortë në këto momente.
Mos bëni shaka rreth lindjes
Lindja nuk është koha për të bërë shaka tallëse. Barsoletat dhe shakatë tallëse në lidhje me shtatzëninë, lindjen dhe fëmijët, vetëm se do ta acarojnë partneren tuaj. Ju gjithmonë mund të fitoni pikë nëse e bëni partneren të qeshet, të relaksohet dhe të hareshme, por zgjidhni me kujdes shakatë për të mos pasur kundërefekt.
Mos flirtoni me infermieret
Ndoshta nuk ju ka shkuar në mendje se mund të ndodhë kjo, por fatkeqësisht ndodh shpesh. Shumë gëzime të lindjes shkatërrohen derisa babai i ardhshëm flirton me ndonjë infermiere, kujdestare ose mjeke. Kjo nuk ju bën të dukeni sharmant. Ajo ju bën të dukeni të mërzitshëm dhe stafit do t’i vijë keq se çfarë partneri ka nëna e ardhshme. Ruajeni flirtin për nënën e foshnjës tuaj, pasi ajo e meriton vëmendjen tuaj të plotë.
Mos u bë sikur di gjithçka
Përveç nëse vërtet mendoni se duhet të thoni diçka, përndryshe lejoni stafin e qendrës së lindjes ose spitalit ta bëjë punën për të cilën është i specializuar ta bëjë. Nëse lindni në shtëpi, kushdo që është i angazhuar për lindjen, ka po të njëjtat të drejta. Askush nuk i pëlqen “të gjithëdijshmit” të cilët në vend se të jenë përkrahës dhe të dashur ndaj partnerit vazhdojnë të thonë, “po të isha unë, do të kisha bërë kështu…”.

KOMENTE