Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: zgjedhja është shumë e qartë. Ne duam një skuadër kombëtare që të fitojë dhe t’u shërbejë shqiptarëve
English

Rama: zgjedhja është shumë e qartë. Ne duam një skuadër kombëtare që të fitojë dhe t’u shërbejë shqiptarëve

Deklaratë për media e Kryetarit të PS Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

"Brenda emocionalitetit të një momenti si ky, kur duhen bërë zgjedhje dhe duhen përcaktuar emra, unë besoj që kryesia e Partisë Socialiste i hapi rrugën një fitoreje me një Skuadër Kombëtare të Partisë Socialiste, që pa asnjë dyshim do të luftojë në çdo qark për të fituar. Nuk do të lexoj këtu listën e gjatë të emrave, por do të nënvizoj pak gjëra.
Së pari, dua të nënvizoj edhe njëherë tjetër, se jam shumë krenar që kap pasur privilegjin të punoj, të bashkëpunoj, të bashkëjetoj me burra dhe gra të një grupi parlamentar, që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim për zgjedhjen e bërë, por edhe një ndjenjë të fortë përkatësie ndaj Partisë Socialiste. Me sinqeritet dhe me prova konkrete, duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo drejtpërdrejtë fituese dhe duke treguar se janë këtu për ato që thonë, janë këtu për ato që bëjnë në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe nuk janë këtu siç, fatkeqësisht, është ndonjë rast për të thënë tjetër gjë dhe për të bërë tjetër gjë. Për të folur për Partinë Socialiste dhe për socialistët e vërtetë dhe për të qenë gjithçka, por vetëm jo të vërtetë.
E dyta, dëshiroj t’i falënderoj dhe sigurisht t’ju shpreh të gjitha konsideratat më të larta, të sinqerta, të gjithë atyre që nuk ishin në grupin parlamentar, aspironin të bëheshin pjesë e grupit të ri parlamentar dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër. Jam i bindur që siç ka në skuadrën tonë kombëtare të Rilindjes personalitete të spikatura të Partisë Socialiste, figura të reja, mosha të ndryshme, me kapacitete të mjaftueshme për të qenë në këtë betejë, ka dhe plotë të tjerë që janë në forumet tona, janë në mjedisin tonë, por nuk janë të përfshirë. T’ju shpreh të gjithë atyre mirënjohjen për çka kanë bërë deri tani dhe jam i bindur që kontributi i tyre nuk do të mungojë dhe bashkë me ta ne do të çojmë përpara projektin e fitores.
Së treti, dëshiroj që të garantoj çdo qark, të garantoj Partinë Socialiste në çdo pjesë të territorit, të garantoj çdo qytetar të interesuar, për t’i dhënë fund rrënimit dhe për të hapur një faqe të re, se skuadrat e përzgjedhura prej nesh janë aty për të fituar për njerëzit. Janë aty për të fituar për të bërë ato që ne themi dhe jo për të thënë ato që nuk bëhen.
Së katërti, është shumë e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se renditja nëpër lista nuk është i vlerave të njërit apo të tjetrit dhe nuk është një klasifikim gare. Renditja nëpër lista është një renditje krejt normale dhe nuk do të thotë asnjëherë dhe për asnjë arsye se në të gjitha skuadrat fituese kush është i treti vlen më pak se i dyti, kush është i katërti vlen më pak se dy të tjetër, kush është i shtati vlen më pak e kështu me radhë. Absolutisht jo! Listat kanë tre pjesë, kanë pjesën e atyre që janë sot deputetët e rinj të kuvendit, pavarësisht rezultatit, ka pjesë që janë ata të cilët do të jenë ose s’do të jenë në funksion të rezultatit dhe ka pjesë që dihet se nuk do të jenë në parlamentin e Shqipërisë. Renditja në këto pjesë nuk ka absolutisht as më të voglën domethënie. Çdo spekulim me këtë është thjesht keqinformim i publikut. Sigurisht, që vendosja e figurave të para ka një nevojë për një pikë referimi, por gjithë pjesa tjetër është një renditje që përcaktohet thjesht nga nevoja për të renditur.
Dhe së fundi, sot ne kemi bërë një zgjedhje shumë të qartë. Ne duam një skuadër kombëtare që të fitojë dhe t’u shërbejë shqiptarëve. Ne duam një skuadër kombëtare që të fitojë dhe nesër në katër vjet qeverisje të tregojë koherencë, të tregojë kohezion, të tregojë se axhenda kombëtare dhe publike e PS-së është mbi çdo axhendë personale, të tregojë se ne jemi këtu së bashku për të bërë gjërat që themi. Ne nuk jemi këtu së bashku për të thënë dhe për të bërë gjëra të ndryshme dhe prandaj janë bërë disa zgjedhje për të mos përfshirë në skuadrën e re anëtarë të kryesisë së PS-së. Unë e shoh këtë si një gjë normale, por edhe këtu dua veçoj me shumë dashamirësi dhe sinqeritet faktin se ka pasur sjellje të ndryshme ndaj këtij vendimi. Sigurisht jo të gjithë, madje asnjëri nuk ka qenë i lumtur me këtë, normale, por sjellja ka qenë e ndryshme. Përsëri janë ndarë qartësisht ata që janë këtu për Partinë Socialiste, me Partinë Socialiste,në funksion të socialistëve dhe dikush që fatkeqësisht nuk ka mundur dot të vazhdojë dot në këtë rrugë, për shkak se nuk ka mundur dot të bashkëjetojë me domosdoshmërinë për të pasur këtë vizion dhe këtë qasje ndaj skuadrës së re.
Pyetje: Pse është përjashtuar nga lista zoti Arben Malaj?
Ne kemi ndërtuar një skuadër për të çuar përpara një axhendë kombëtare. Kemi ndërtuar një skuadër për të finalizuar një strategji fituese të ndërtuar bashkërisht, të miratuar bashkërisht dhe të detyrueshme për të gjithë për ta zbatuar. Si çdo skuadër edhe një skuadër politike duhet të jetë kohezive dhe duhet që të bashkojë çdo talent individual me lojën e skuadrës. Kjo është shumë e thjeshtë.
Pyetje: A i prish punë kandidimi si kandidat i pavarur i zotit Malaj në Vlorë, pasi në mbështetje të tij ka dalë edhe zoti Nano?
Fakti që gjërat kanë qenë gati tregon që kështu duhet të ndodhte. E, sigurisht që nuk është e re, nuk është hera e parë, besoj se është e fundit, që me Partinë Socialiste dhe me emrin e socialistëve të vërtetë, siç kanë qejf të thonë, luhet. Unë besoj se është e fundit. Sigurisht që ne jemi për Rilindjen. Gjithkush ka të drejtë t’i japë shansin vetes të rilindë. Problemi është që Rilindja ka nevojë për një premisë themelore: Duhet të ketë dritë. Nuk mund të ketë Rilindje në errësirë, për errësirën dhe nga errësira."

KOMENTE