Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spitalet private: Të hapur ndaj gjithë kontrolleve tatimore (VIDEO)
English

Spitalet private: Të hapur ndaj gjithë kontrolleve tatimore (VIDEO)

"Ne si spital, që në fillim kemi qenë të hapur duke patur një politikë të dyerve të hapura, kundrejt të gjithë kontrolleve që mund të vijnë nga administrata shtetërore. Jemi vazhdimisht subjekt i kontrolleve të përsëritura nga këto institucione", thotë Juliana Lajthia, drejtore e operacioneve në spitalin "Hygea".

Spitalet private kanë reaguar pas deklaratave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që e evidentonte sektorin e shëndetësisë, si një nga më të rrezikuarit për evazion.

Përfaqësues të sektorit e mbështesin nismën e Tatimeve, për një mbikyrje më të hollësishme të deklaratave fiskale dhe madje kërkojnë që edhe Ministria e Shëndëtësisë, të kryejë kontroll mbi cilësinë e shërbimeve.

"Nëse në një spital ose klinikë nuk kemi një transparencë fiskale, atëherë kjo hap rrugë në abuzime të tjera në dëm të pacientit, hap rrugë për një marrëdhënie joetike pacient-mjek dhe mjek-spital. Spitali Amerikan si tatimpaguesi më i madh në këtë sektor, mbështet dhe mirëpret nismën e ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe deklaratën e bërë nga ana e tyre, për një ndjekje sa më të detajuar të deklarimeve në këtë sektor", thotë Klod Alljabeu, përfaqësues i Spitalit Amerikan.

1773

KOMENTE