English

Nis rikonstruksioni i rrugës Lushnjë-Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Lushnje-Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj, në rrethin e Lushnjës. Rruga do të ketë një gjatësi 22 km dhe gjerësi 5,5 metra, do të ketë një vlerë investimi prej 1.1 miliard lekë.

Ky segment rrugor i financuar nga BERZH-BEI_IPA dhe Qeveria shqiptare do të bëjë përfitues 22 mijë banorë të komunave Hysgjokaj, Golem, Ballagat, Rrasë, Sheze, Gjocaj. Ky segment rrugor është në vijim të disa investimeve në Qarqet Fier dhe Elbasan të kryera nga FSHZH. Ajo do të jetë e pajisur me trotuare në zonat e banuara, vepra arti, sinjalistikë rrugore horizontale e vertikale.

Kjo rruge se bashku me segmentet Belsh – Fierse – Kosove e vogël si dhe Mollas – Selite – Frashër; Gostime – Gjyrale – Belsh dhe Grekan – Deshiran – Vlashuk, do tu vije në ndihme fermerëve, të një prej zonave me prodhimtari më të lartë bujqësore dhe blegtorale ne vend.

Komunat Hysgjokaj, Golem, Ballagat, Rrase, Sheze, Gjocaj së bashku me fshatrat rreth tyre, njihen për prodhimet e serave, por që sot arrijnë me vështirësi në tregjet rajonale të Lushnjës, Elbasanit dhe Beratit për shkak të gjendjes së rrugëve. Pas përfundimit të këtij segmenti, prodhimet e zonës jo vetëm që do të shkojnë më shpejt në këto tregje, por do të kenë mundësi për eksportin e tyre dhe në vendet e rajonit.

Nga kjo qeveri në këtë zonë janë duke u bërë katër investime të rëndësishme për banorët e këtyre komunave. Po ndërtohet rruga Lushnje-Hysgjokaj me vlere 615 milionë lekë. Po ndërtohet rruga Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj me vlerë 460 milion lekë. Rruga Hysgjokaj-Canakaj me vlerë 50 milion lekë, si dhe rruga Canakaj –Ballagat me vlerë 58 milion lekë.

Kryeministri Berisha ka vlerësuar investimin që qeveria po bën në këtë zonë dhe ka premtuar se në katër vitet që vijnë qeveria do të vazhdojë të mbështesë çdo projekt për ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj zone.

KOMENTE