Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti shqiptar voton tre ligjet për statusin kandidat. PS dhe PD votojnë pro pas një debati të gjatë
English

Parlamenti shqiptar voton tre ligjet për statusin kandidat. PS dhe PD votojnë pro pas një debati të gjatë

Dy kampet më të mëdha politike kanë bashkuar votat në Kuvend në sesionin e jashtëzakonshëm, thirrur nga Kryeministri Berisha, për miratimin e tre ligjeve të integrimit.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tre ligjet për statusin kandidat pas një debate të gjatë mes mazhorancës dhe opozitës. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” është miratuar me 108 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër. Kurse ligji “Për nëpunësin civil” ka marrë 107 vota pro dhe 2 abstenim. Propozimet “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit kanë marrë 109 vota pro. Të pranishëm në Kuvend ishin 110 deputetë. Ligjet janë miratuar me përcaktimin që do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

Lajmi i keq është se vendi do të shkojë në zgjedhje me Komision Qendror të Zgjedhjeve të cunguar pasi me mbylljen e kësaj seance që shënon edhe fundin e legjislaturës parlamentare u mbyll edhe mundësia për konstituimin e KQZ-së. Në këtë prizëm e vetmja alternativë që KQZ të funksionojë e plotë është rikthimi në detyrë i tre anëtarëve që kanë dhënë dorëheqjen. Dy prej tyre janë propozuar nga PS dhe një nga PBDNJ.

Ambasadori i BE-se ne Tiranë, Ettore Sequi, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme vlerësoi se shqiptarët kanë gjithnjë aftësi, kapacitet dhe dëshirë të mirë, kur duan të punojnë bashkë për atë që është në të mirë të vendit.

"Miratimi i këtyre ligjeve është tepër i rëndëishëm, jo vetëm sepse është kërkuar nga Brukseli, por tregon edhe kapacitetin e të punuarit së bashku, kur kjo është në të mirë të vendit. Ju e kujtoni komisionerin Fyle, kur prezantoi paketen e zgjerimit ne raportin e progresit per Shqiperine, kur tha se ishte kritike qe te miratoheshin keto ligje, me qellim qe te jete mundesia qe t'i jepte nje raport shteteve te BE-së, një raport ne te cilin do te perfshihen edhe perpjekjet qe jane bere ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Unë mendoj se kjo është një ditë vërtet e rëndësishme", tha Sequi, duke vënë theksin te zgjedhjet e 23 qershorit, tepër të rëndësishme për vendin.

Pas perfundimit te seancës edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth shprehu vlerësimin e tij për miratimin e tre ligjeve.

"Kjo është një ditë lehtësuese për të gjithë shqiptarët. Miratimi i tre ligjeve tepër të rëndësishme për Shqipërinë, është një hap shumë i rëndësishëm për këtë vit vendimtar për vendin", tha Wolfarth.

KOMENTE