English

1 Qershor. Ora e Madhe Letrare për Azem Shkrelin

Agim Gashi - Nesër është 1 qershor kur në ENEPETAL të Gjermanisë (NRW), nën organizimin e L.Sh.A.K.Sh. dhe vetë familjes së Azem Shkrelit, si çdo vit, edhe sivjet mbahet Ora e Madhe Letrare për Azem Shkrelin. Vitet e fundit isha në të gjitha këto eveniment por këtë vit për shkak të natyrës së smundjes sime skam mundësi të shkoj me tren apo autobus. Veturë nuk kam. Iu bëj thirrje miqëve të cilët shkojnë për në Enepetal dhe kalojnë afër Dürenit, po të ken mundësi të ma bëjnë një mirësi e të më marrin me vete. Ka disa që edhe shkojnë por nuk më marrin sepse kam shtue në peshë e po frikosohen po u prishen amortizerët e veturave!

Ora e Madhe fillon në oren 14 në këtë adresë:

„HAUS ENNEPETAL“
Gasstrasse 10
58256 – Ennepetal

Në vazhdim:

AGIM GASHI

IN MEMORIAM I PËRJETSHËM
(Azem Shkrelit)

Me rastin e përvjetorit të shuarjes së Azem Shkrelit

Rreze të ngrohta dhembjeje
Rreze të ngrhta falenderimi
Ranë mbi varrin tënd i dashur
Për të gjitha ato që bëre
Për ndjesinë
Për mirkuptimin
Për tolerancën mes njerzëve
Për rrespektin

Rreze të dhembshme pikllimi
Për vdekjen tënde të hershme
Rreze malli për fuqinë e fjalës së shkruar
Për rrespektin e dashurinë që pate
Për njeriun mikun kombin e Atdheun

Lotët e mallit e pikllimit
U derdhën si gurra t´Rugovës
Qanë miqt qau i tërë Atdheu
Qau edhe « Karavani i bardhë »

I veqant ishe në fjaln e shkruar
I veqant në dhëmbje
Në tolerancë e mirsjellje
Në dashuri- andaj Ti nuk vdiqe
Ti u barte në botën tjetër
Pa pasë fatin të na i tregosh
Të gjitha msheftësitë e jetës
Dhe vehtes i shkrove epitaf
Kur thoje “Mos u bëj poet
Nëse s´mund të vdesësh
Për secilin varg
Të vdesësh për secilën fjalë”

Pranverë, 1997


Biografia: Azem Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Veprat letrare
1 Poezi
2 Prozë
3 Drama

Poezi
Bulzat (1960),
Engjujt e rrugëve (1963),
E di një fialë prej guri (1969),
Nga bibla e heshtjes (1975),
Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990),
Lirikë me shi (1994),
Zogj dhe gurë (1997).

Prozë
Karvani i bardhë (1961),
Sytë e Evës (1975),
Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,

Drama
Fosilet (1968),
Varri i qyqes (1983)

Poezi nga Azem Shkreli-

Kater Keshilla Vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

Këngë e Vrugët

Mëtim i truar fshihu te pendimi
S’ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria

Nga të errëtat e gjakut. S’di po fryma

Kërkon shkakun t’i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t’pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re

Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç’linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë

Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.

Kafsha e Zezë

Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Një langua leh e s’ik as lidhet

Ulurin përmotshëm mbase së ligës
Ja ndjen erën diku në gjakun tim
Ai rrëmbimit të vet i turret digë
Rreptas pastaj etur merr gufim

Tej durimit dhimshëm. Të trazuara
Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi
Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara
Bredhin mëllefit të vet me zhauri

Dhe leh kafshë e zezë e s’ik as lidhet
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët

Ja që kështu na qenka kafshë e dehur
Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten
Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur
Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten
Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera

Përshëndetje me Miq (Ismail Kadaresë)

Plot fjala është me ju, plot kupa, plot gjiri i nënës
Kudo e ngado është e juaja pos mohit, pos orës së prapë
Dhe krismës prapa shpinës, po unë me se të ju zbukuroj
në baladë, o miq, me se, o dega ime e epër e fisit,
Atij tisi të hollë e tisi të rrallë, tri herë të zier
Në ashtin tuaj e timin, po unë me se të ju kem, me se-
Të ju përyjnoj, e vetëm ju e dini atë bar të mirë
Atë lëng rrëzë fjale me të cilin m’i mëkoni plagët
Ethet e qentë m’i përzeni kur kam zjarrmi, kur digjem
Ujë etjes m’i jepni bri kroit të Martinit e bri Kruje
Ullirin e moshës ma piqni, zotynë shëndet iu dhashtë
Nga jeta e vet e popullit, nga gjaku, nga shpendi ynë
Ju dhashtë, me se të ju di, me se të ju zbukuroi në baladë,
e jeni sa krip ka koka, sa fij bari, sa deti, Alkal
Me Alkal ju dëgjoj e më ktheni me mallë në shtizë

Psalme për Kosovën

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera
Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk
Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur

KOMENTE