Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blloku 61/1”, në njësinë nr.4, Tiranë tërësisht bashkohor
English

Blloku 61/1”, në njësinë nr.4, Tiranë tërësisht bashkohor

Me një investim prej 18,6 milionë lekësh, në këtë bllok banimi janë realizuar rreth 2300 m2 sipërfaqe me bar, në 14 sheshe me përmasa të ndryshme të shtrira gjatë gjithë bllokut. Janë mbjellë 843 copë shkurre dekorative dhe pemë. Në këtë bllok banimi janë vendosur 120 stola. Në të gjithë sheshet dhe rrugët janë vendosur 30 copë kosha për hedhjen e mbeturinave.

Në këtë bllok banimi janë realizuar edhe punime për ndriçimin e lulishteve dhe shesheve, ku janë vendosur 22 copë ndriçues. Kryebashkiaku Basha i cili ka qenë i pranishëm në përfundimin e këtyre punimeve, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i ndryshimit që do të pësojë kjo njësi bashkiake.

“Dua t’u them qytetarëve të njësisë bashkiake nr.4, se puna jonë sapo ka filluar dhe po ashtu dua t’u them banorëve të Tiranës, që rikualifikime të tilla, të buxhetuara për vitin 2013 anembanë qytetit të Tiranës janë plot 45 dhe se me këtë ritëm dhe cilësi punimesh, ne do të ekzekutojmë rikualifikimet urbane dhe kthimin në zona të përshtatshme me standard evropian jetese, në të gjithë blloqet e Tiranës, pa asnjë diskriminim, duke lënë pas harresën dhe pasojat e neglizhencës së detyrave të Bashkisë dhe duke ecur përpara me shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke vendosur qytetarin e interesin e tij të parin” – u shpreh z. Basha.

Është ndërtuar një fushë basketbolli, e ndriçuar me 8 copë prozhektorë në të katër anët e saj si dhe dy kabina info-point.

“Me ndihmën e minibashkisë, çdo banor i kësaj zone mund të marrë informacion përmes Internetit falas dhe mund të marrë edhe shërbime të Bashkisë së Tiranës që ofron on-line apo informacione të ndryshme që Bashkia dhe institucionet e tjera qendrore ofrojnë on-line. Po kështu, ne së shpejti në bashkëpunim me Alb-Telekom dhe Eagle Mobile do të bëjmë të mundur që në dy prej këtyre pikave të ketë internet falas (wireless) për të rinjtë e zonës” - theksoi z. Basha

Rikonstruksioni i këtij blloku u shërben 5000 qytetarëve të zonës.

KOMENTE