Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: dita e fëmijëve, është dita e të ardhmes, është dita e dashurisë më të madhe
English

Berisha: dita e fëmijëve, është dita e të ardhmes, është dita e dashurisë më të madhe

Kryeministri Berisha gëzoi sot, së bashku me fëmijët e kryeqytetit në festën e tyre më të dashur 1 qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Kryeministri Berisha zgjodhi që së bashku me zonjën Liri Berisha të bëhet pjesë e festës së organizuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në të cilën Fondacioni Fëmijët Shqiptarë nën moton “Arti, gjuha jonë e përbashkët, 2013”, çeli ekspozitën me punime artistike të disa fëmijëve me nevoja të veçanta që vijnë nga qendra të ndryshme zhvillimore të vendit, si Tepelena, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Në aktivitet merrnin pjesë edhe Zonja e parë, Odeta Nishani, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Visar Zhiti, bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zonja Aurela Basha, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, organizata të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri si dhe bashkëpunëtore të Fondacionit.

Ky organizim kishte si qëllim që nëpërmjet promovimit të artit që këta fëmijë realizojnë, zhvillimit të talenteve dhe argëtimit, të mundësojë sa më shumë ndërveprim mes fëmijëve normal dhe atyre me aftësi të kufizuar apo nevoja të veçanta, duke krijuar kështu një klimë socializimi të natyrshme dhe të qëndrueshme mes tyre.

Ne fund te ekspozitës, punimet artistike të fëmijëve do të bëhen pjese e e koleksionit personal te te gjithë te interesuarve kundrejt një çmimi simbolik, ndërsa fondet e mbledhura do ti përfitojnë Qendrat pjesëmarrëse ne kete ekspozite.

“Ekspozita që ata hapin sot, e gjenisë së tyre krijuese, e potencialit të tyre të madh krijues, është gjuha më ë bukur me të cilin ata na drejtohen sot më 1 qershor.” u shpreh kryeministri Berisha teksa u drejtohej fëmijëve, mësuesve dhe prindërve të pranishëm.

Kryeministri tha se kjo ditë është dita e dashurisë më të madhe, është dita e së ardhmes, dhe në emër të saj, kryeministri uroi që Shqipëria të ndërtohet e bukur , ashtu siç janë ëndrrat e fëmijëve. Kryeministri ftoi të gjitha strukturat e shoqërisë që të kthejnë sytë nga fëmijët në nevojë si dhe fëmijëve e pakicave për të të treguar ndaj tyre një vëmendje të veçantë dhe kujdesin më maksimal që ata meritojnë.

KOMENTE