Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Votuesit e informuar nuk bien nga qielli. Nëse nuk votojmë, nuk flasim
English

Arvizu: "Votuesit e informuar nuk bien nga qielli. Nëse nuk votojmë, nuk flasim"

"Nëse nuk votojmë, nuk flasim”. Ky ka qenë apeli i radhës që Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë shqiptarëve për t'u drejtuar kutive të votimit në 23 qershor.

Apeli i radhes vjen ne formen e nje fotografie postuar ne Facebook ku percillet nje mesazh i thjeshte. “Nëse nuk votojmë, nuk flasim”.Pese dite me pare ishte ambasadori Arvizu, i cili nepermjet nje postimi te Twitter shkruante: “Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë”.
Ndërsa në datën 3 qershon Alexandër A. Arvizu në takim me Rrjetin e Studentëve Ekselentë u shpreh:

"Votuesit e informuar nuk bien nga qielli. Ata krijohen nga individët – nga secili prej jush – duke mësuar për sfidat me të cilat përballet komuniteti juaj; çfarë është e rëndësishme për ju; a përputhet kjo me atë që thonë kandidatët? Ndoshta po, ndoshta jo, por jeni ju ata që vendosni se çfarë është e rëndësishme, atë çka do të përmirësonte universitetin tuaj, qytetin tuaj, vendin tuaj. Kështu mund të sillni ndryshim në vendin tuaj. Kështu mund të sillni ndryshim për mirë – e gjitha nis duke pasur informacionin e duhur. Zëri juaj është vota juaj dhe vota juaj është zëri juaj.

procesi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm. Flasim shumë për procesin dhe e di që ndonjëherë njerëzit na kritikojnë e na thonë: ‘Vini nga këto vende që janë shumë ndryshe nga Shqipëria’ dhe unë u them: ‘E dini se çfarë? E keni shumë gabim.’ Procesi është shumë, shumë i rëndësishëm. E prandaj kemi punuar kaq shumë për të inkurajuar të gjithë aktorët politikë këtu që të provonin të bënin gjëra për të rritur besimin e njerëzve në institucione në mënyrë të tillë që zgjedhjet të bëhen në mënyrë transparente, të drejtë, të hapur dhe të ndershme. Kam frikë se historiku i këtyre është paksa i përzier. I keni dëgjuar disa prej gjërave që kemi thënë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk është nevoja t’i hyj këtij diskutimi, por ndonjëherë mendoj, i humbur në debat, se nuk është fjala për katër komisionerë përkundrejt tre komisionerëve. Nuk ka të bëjë me një marrëveshje që u arrit dikur në vitin 2013. Nuk është fjala as për Kapitullin 14 të Kodit Zgjedhor apo Kapitullin 18 të Kodit Zgjedhor.

Çështja është: ju si qytetarë, ju si votues të ardhshëm duhet të keni njëfarë besimi se kur hidhni votën, ajo votë numërohet si duhet; dhe se kur rezultati është shumë i ngushtë, siç ndodhi në Tiranë për zgjedhjet për kryetar bashkie në vitin 2011, të ketë rregulla që kuptohen qartë për të gjykuar kontestimet dhe se rregullat ndiqen e se ato nuk ndryshohen minutën e fundit në avantazh të një palë, e në disavantazh të palës tjetër.

Thelbi është të rritet besimi juaj te procesi. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë rezultatet – dihet qartë që të gjithë duam të shikojmë rezultatet, e dini këtë – por në fund, nëse ka sukses, nëse besimi dhe siguria juaj në integritetin e sistemit arrin një nivel të caktuar, atëherë përfundimi nuk ka të bëjë me rezultatin. Rezultati ndodh vetvetiu. Nëse kandidati juaj, partia juaj dhe koalicioni juaj fiton, ju do të thoni: ‘Po! Ia dolëm!’ dhe do të prisni me padurim katër vite gëzimi, pikëllimi, ndoshta pak nga të dyja. Por nëse partia ose koalicioni juaj humbet, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, njerëzit nisin të qajnë, u thyhet zemra, por e kuptojnë se duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë shumë për dy, katër vitet e ardhshme, për zgjedhjet e tjera sepse në një demokraci të konsoliduar nuk bëhet fjalë për rezultatin por për besimin te procesi. Dhe mendoj se me punën tuaj të palodhur, me përkushtimin tuaj, mund të bëni që kjo të ndodhë në Shqipëri. Nuk keni arritur akoma aty, por mund t’ia dilni. Por, duhet ta kuptoni se vota juaj ka vlerë, mendimi juaj ka rëndësi. Mos lejoni që t’i marrin për të mirëqena ju dhe votën tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të realizoni vendin dhe demokracinë që meritoni".

KOMENTE