Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkesa për azil në BE do të zgjasë vetëm 6 muaj
English

Kërkesa për azil në BE do të zgjasë vetëm 6 muaj

Edrejta e azilit në vendet e Bashkimit Europian, më në fund do të reformohet. Gjithçka erdhi pas debateve të shumta, të gjata dhe të mundimshme në Bashkimin Europian.

Rregullat do të njesohen, ndërsa kërkesat do të trajtohen më shpejt sesa deri tani. Negociatat e ministrave te brendshem te bllokut e se fundi, edhe Parlamentit Europian vazhduan per me shume se nje dekade.Rezultati i nje pune te tille eshte nje teresi ligjesh te reja dhe te vjetra te riperpunuara, te cilat duhet te ndihmojne ne pershpejtimin e procedurave te azilit ne Bashkimin Europian.

Sipas "Deutsche Velle", nese deri vone duheshin 24 muaj per te shqyrtuar nje kerkese azili, tani vendimi do te merret brenda nje periudhe prej vetem 6 muaj.

BE-se i mberrijne cdo vit gati 330.000 kerkesa te tilla, ndersa e drejta e azilit u njihet vetem atyre qe arrijne te bindin autoritetet se perndiqen për arsye politike apo fetare. Rregullat e reja e zgjerojne edhe gamen e pranimeve, duke bere qe kjo e drejte t'u jepet edhe travestiteve, homoseksualëve apo personave që kërcënohen nga gjymtimi seksual.

Nuk vlen nga ana tjeter pretendimi per azil i mbeshtetur ne arsyet ekonomike. Nga ana tjeter, shanset do te jene te barabarta per azilkerkuesit nga vendet e ndryshme te bllokut, sepse kriteret do te njesohen. Kjo do ta permiresoje ndjeshem situaten per azilkerkuesit qe vijne nga shtetet përgjatë Mesdheut. Ndersa vete vendeve te BE-së në të ardhmen do të duhet të plotësojnë kushtet minimale për kampet e azilkërkuesve
1787

KOMENTE