Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan: Paralajmërim i fundit. Largohuni nga Gezi Park
English

Erdogan: Paralajmërim i fundit. Largohuni nga Gezi Park

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një "paralajmërim final" për protestuesit meqëllim që të largohen nga Gezi Park në Stamboll.

"Durimi ynë po mbaron. Unë jam duke e bërë paralajmërimin tim për herë të fundit," tha ai.

Një grup që përfaqëson aktivistë nga parku janë nisur drejt Ankarasë për një takim me Erdoganin para mesnate.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park në sheshin Taksim kanë vazhduar për gati dy javë.

Takimi midis Z. Erdogan dhe delegacionit nga Gezi Park ka qenë përshkruar si një "minutë e fundit" përpjekje për të shpërndarë situatën.

Aktivistët kanë thënë se nuk do të largohen derisa qeveria të braktis planet për të rizhvilluar parkun, në një model tjetër. Partia e zotit Erdogan ka propozuar një referendum mbi çështjen.

Një votë e tillë nuk do të jetë ligjërisht detyruese, por Z. Erdogan la të kuptohet se do të nderojë rezultatin e saj.

"Unë i drejtohem nënave dhe baballarëve, ju lutem merrni fëmijët tuaj dhe largojini që atje", deklaroi Erdogan.

"Ne nuk mund të presim më, sepse Gezi Park nuk i takon forcave okupuese, por njerëzve." u shpreh Erdogan në një takim të partisë së tij në pushtet (AKP) në kryeqytet, Ankara.

Gezi Park është një park i rrallë i gjelbër në qytetin më të madh të Turqisë, i cili u bë fokusi i zemërimit publik.

Planet për të rizhvilluar atë në një qendër tregtare ishin shkëndija fillestare për protestat.

Kryeministri i ka quajtur protestuesit atje "ekstremiste" dhe "hajdutë", dhe tha se demonstratat kanë qenë të inkurajuar nga forcat e huaja për të minuar Turqinë dhe ekonominë e saj.

KOMENTE