Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullore e re për patentat. Përveç gjobës ulen dhe pikët
English

Rregullore e re për patentat. Përveç gjobës ulen dhe pikët

Prej dy vitesh diskutohet vendosja e një rregulli të ri, të fortë në sistemin e qarkullimit rrugor. Rreth një vit më parë, Kodi Rrugor ndryshoi disa nene që katërfishonin gjobat, por numri i aksidenteve të ndodhura deri më tani duket se nuk kanë dhënë rezultat.

Tashmë është bërë realitet ky rregull i ri.

Ekspertët e qarkullimit rrugor, shpjegojnë se pas datës 11 Qershor të këtij viti të gjithë drejtuesit e mjeteve që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit, jo vetëm gjobiten, por edhe do t'u zbriten pikë nga patenta.

Tashmë ka hyrë në fuqi patenta me pikë që do të thotë se krahas sanksionit me gjobë ka dhe një sistem pikësh që ju zbritet.

Përveç masës me gjobë ose pezullim leje drejtimi ose bllokim administrativ të mjetit, është parashikuar një penalitet tjetër- heqja e pikëve. Sipas ligjit, leja e drejtimit ka 20 pikë, të cilat do të zbriten për çdo shkelje që do të bëjnë drejtuesit e mjetit në rrugë. Ndëshkimi maksimal është me 10 pikë, kur shkel semaforin, përdor alkool, drogë gjatë drejtimit të mjetit apo nuk u bindësh punonjësve të policisë rrugore.

Ulja e pikëve nuk komunikohet nga polici që të vendos gjobën, por pikëzimi do të jetë në bazë të tabelës së vendimit të Këshillit të Ministrave dhe administrata e Policisë Rrugore bashkë me administratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të bëjë konvertimin në pikë. Ligji parashikon se ata që janë më të kujdesshëm në rrugë dhe që nuk i humbasin sasitë e pikëve në një periudhë kohore të caktuara kanë bonuse. Ndërkohë ekspertët pohojnë se edhe ky ligj ka mangësi pasi mungon legjislacioni për rikthimin e pikëve drejtuesve nëse u janë hequr padrejtësisht.

Drejtoria e Transportit Rrugor ka të gjitha të dhënat në lidhje me drejtuesit e automjeteve në territorin e vendit, siç janë kohëzgjatja e pajisjes me patentë, adresa, kryerja e Kontrollit Fizik, pagesat e taksave etj.

Krahas këtyre, sistemit do t’i shtohet edhe ecuria e drejtuesit të makinës në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, masa të cilat jepen nga Policia Rrugore. Edhe pikët që ka çdo shofer në patentën e tij do të pasqyrohen në sistem të administruar nga DPSHTRR- ja, do të lejohen të marrin të dhëna edhe kompanitë e sigurimeve. Mbi bazën e të dhënave të marra nga sistemi, këto të fundit do të nxjerrin koeficientët e rrezikut në varësi të pikëve që shoferit i kanë mbetur në patentë.

Një shofer me pak pikë në patentë është me më shumë risk për kompanitë e sigurimeve duke i bërë ato më të predispozuara që të paguajnë dëmet e shkaktuara prej tij ndaj të tretëve. Agjencitë do t’i referohen edhe treguesve të tjerë ndërkohë për të nxjerrë koeficientët e riskut për shoferët, siç është për shembull kohëzgjatja e përdorimit të automjetit nga shoferi, rrethi i përdorimit të automjetit.

Kjo e fundit vlen për faktin se një automjet në Tiranë për shembull ku ka më shumë makina, ka më tepër gjasa që të pësojë aksident krahasuar me një automjet që qarkullon në rrethe.

KOMENTE