Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga “28 Nëntori” ose Rruga e historisë tashmë moderne
English

Rruga “28 Nëntori” ose Rruga e historisë tashmë moderne

Rruga “28 Nëntori”, një rrugë përgjatë së cilës ndodhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut dhe godina e Bashkisë së Tiranës, lënë për vite në harresë, është rikonstruktuar tërësisht. Me një investim prej 26 milionë lekësh, në këtë rrugë e cila shërben edhe si stacion, për 6 linja autobusi, janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të bardha, trotuaret, ndriçimi rrugor, gjelbërimi me pemë bliri etj.

“Duke marrë shkas nga ky investim që ne e përmbyllëm në një kohë të shkurtër dhe që në fakt i ktheu dinjitetin kësaj pjese të qendrës, dua të siguroj banorët e Tiranës që përkushtimi ynë, ashtu siç është shtrirë në çdo lagje të Tiranës, në qendër të Tiranës, do të vazhdojë të jetë i prekshëm kudo ku qytetarët kanë nevojë. Ne si Bashki, i kemi marrë të gjithë masat që brenda gushtit, çdo problem i qytetarëve të Tiranës, një kolektor diku në Kombinat apo një sistem ujësjellësi i munguar në Shkozë, të jetë i projektuar, kemi buxhetuar fondet me buxhetin e vitit 2013 dhe 2014, buxhetin afatmesëm që e kemi kaluar me Këshillin Bashkiak dhe kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare me fondet e tjera, për t’i dhënë Tiranës brenda dy viteve të ardhshme, këtë cilësi që shikoni këtu në qendër, në çdo lagje të Tiranës”- u shpreh z. Basha.

Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se një interesim i madh është shfaqur nga kompani të njohura ndërkombëtare, për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, gjë që tregon se ka një interes të lartë për zhvillimin e këtij projekti i cili është një ndër projektet më moderne në Ballkan dhe pa dyshim projekti më i madh i investimeve për Tiranën, në këto 100 vite.

“Dje është mbyllur etapa e parakualifikimit, ku kanë aplikuar 15 kompani, siç e thashë nga të gjitha vende e Evropës dhe të botës, Gjermania, Austria, Italia, Kina, vendet arabe, kompani shqiptare dhe brenda 5-6 ditëve të ardhshme do të bëhet short-listimi, pra do të përzgjidhen kompanitë që parakualifikohen për fazën e dytë, ndërkohë që brenda 15 ditëve nga momenti i parakualifikimit, pra të themi 20-25 ditë nga dita e sotme, ata do të kenë kohë për të sjellë ofertën financiare. Shqyrtimi i ofertave financiare, po ashtu do të marrë afro një javë, prandaj mund të themi me siguri që brenda fundit të korrikut, fillimit të gushtit do të përzgjidhet fituesi, do të nënshkruhet kontrata dhe do të fillojë ndërtimi i bulevardit të ri. Ndërtimi i bulevardit të ri dhe i lumit të Tiranës do të bëhet në dy faza, është hapur tenderi për bulevardin, brenda pak javësh hapet tenderi për lumin e Tiranës, rehabilitimin e lumit të Tiranës nga ura e Brrakës deri tek ura e Shkozës, me parametrat më të mirë të mundshëm, që është rehabilitimi i shtratit, gjelbërim, krijimi i hapësirave rekreative” – theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

KOMENTE