English

Arvizu: Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, votuesit do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni

“Presim që procesi zgjedhor, vetë votimi, nxjerrja e rezultateve të jetë konseguent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni” .

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë aleksandër Arvizu në konferencën online.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i SHBA-së nëse zgjedhjet paraqiten me probleme, ambasadori Arvizu kërkoi ngapalët të respektojnë rregullat e lojës
“Ne do të konsultohemi ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor, ndërsa ky zhvillohet. U përket të gjithë lojtarëve politikë të respektojnë rregullat e lojës. Përsa i takon marrëdhënieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqipërisë, pres që ato të vazhdojnë të jenë të afërta dhe miqësore, sikurse kanë qenë gjatë 22 viteve të fundit” u shpreh Arvizu.
I pyetur se a duhet të harxhohet kohë për të votuar, ambasadori Arvizu është përgjigjur se: “Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se të gjithë politikanët janë njësoj, pse duhet të zgjedh unë njërin apo tjetrin? Në një demokraci, është detyrimi i qytetarëve të shprehin preferencat e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të insistuar për llogaridhënie nga udhëheqësit tuaj të zgjedhur”.
I pyetur nëse mund të përsëritet sërish i njëjti skenar që ndodhi në Tiranë në zgjedhjet vendore të 2011-ës, ambasadori është përgjigjur: Është viti 2013. Shqiptarët sot meritojnë të kenë zgjedhje të cilat përputhen me standartet ndërkombëtare. Sa më shumë këto zgjedhje të arrijnë këto standarte, aq më pak shanse ka që rezultatet do të jenë të diskutueshme. Unë mendoj se njerëzit do ta dinë ashtu siç do ta dijë edhe komuniteti ndërkombëtar”.
Arvizu: Shqipëria, mungesë të një administrate civile efikase
Ambasadori është pyetur edhe në lidhje me përdorimin e administratës për fushata elektorale si dhe shqetësimin e një studenti se po u kërkohet të plotësojnë një formular ku deklarojnë se do të votojnë PD-në për të cilat ka theksuar:
“Një nga sfidat e shumta me të cilat përballet Shqipëria është mungesa e një administrate civile efikase. Qeveria, qoftë lokale apo qëndrore, nuk duhet të jetë një agjensi punësimi. Fatkeqësisht, në Shqipëri, kjo ndodh shpesh. Ndërsa përsa i përket votës suaj: ju duhet të votoni ndërgjegjen tuaj dhe po kështu duhet të bëjnë dhe familjarët tuaj”.
PYETJE – PERGJIGJET
Ardian Adriano: Përshëndetje z.Ambasador! Sipas mendimit tuaj, a duhet të ketë rotacion këtë radhë? Ju lutem opinionin tuaj.
U.S. Embassy-Tirana: Nëse vota është e lirë dhe e drejtë, siç duhet të jetë, atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni – AAA
Eni Shehu: Cilat jane pritshmerite tuaja, kush mendoni se do fitojë zgjedhjet?
U.S. Embassy-Tirana: Presim që procesi zgjedhor — vetë votimi, nxjerrja e rezultateve– të jetë konseguent me standardet e një vendi anëtar të NATO-s, gjithashtu të një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së. -AAA
Kristina Cimbidhi: A mendoni se një qytetar i ndershëm në Shqiperi, i cili çdo arritje e bazon në shpatullat e veta, duhet të harxhojë kohë në rradhët e gjata për të votuar?
U.S. Embassy-Tirana: Absolutisht po. Disa njerëz kanë sugjeruar se te gjithe politikanet jane njesoj, pse duhet te zgjedh une njerin apo tjetrin? Ne nje demokraci, eshte detyrimi i qytetareve te shprehin preferencat e tyre. Kjo eshte e vetmja menyre per te insistuar per llogaridhenie nga udheheqesit tuaj te zgjedhur.
Ardian Gjergjaj: Pershendetje! Pyetja ime eshte kjo: Nese rezulton qe zgjedhjet te jene me probleme,dhe large standarteve te parashikuara, apo nese do kemi nje “kembengulje” te kryeministrit aktual per te mos e leshuar pushtetin,pavarsisht rezultatit, ju si nje nga partneret tane me te rendesishem dhe me me ndikim ne zhvillimin e demokracis, si do te reagonit? Dhe a mendoni se gjate ketyre 4 viteve te kaluara ka pas nje ftohje te mardhenieve SHBA-Shqiperi?
U.S. Embassy-Tirana: Ne do te konsultohemi ngushtesisht me ODIHR-in dhe te tjere mbi procesin zgjedhor, ndersa ky zhvillohet. U perket te gjithe lojtareve politike te respektojne rregullat e lojes. Persa i takon marredhenieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqiperise, pres qe ato te vazhdojne te jene te aferta dhe miqesore, sikurse kane qene gjate 22 viteve te fundit. – AAA
Azem Cima: Why you choose to visit Vlora when all know that we are in the election campaign. Is this a right time? Or you trying to give support to parties involved in the election? In Tirana today is Donald Rumsfeld? He served America as defense Secretary for many years. On my opinion you should have wait to visit Vlora later after election process is over. Thank you
U.S. Embassy-Tirana: A mos po sugjeroni qe duhet ta kyç veten ne Ambasade deri pas zgjedhjeve? Nese do ta beja, nuk do te kryeja dot punen time. E kemi bere te qarte si kristali qe ne nuk marrim ane ne keto zgjedhje. – AAA
Urjan Doçi: Pershendetje z.Arvizu ! Si ka mundesi qe ne Shqiperi cdo investim I bere nga qeveria perdoret si investim I bere nga partia demokratike? Administrat po perdoret per ne fushate, si ka mundesi qe Ju ambasadoret flasin per Elihaida Danin e nuk flasin per perdorimin e administrates?? Faleminderit shume !
U.S. Embassy-Tirana: Nese ju i lexoni postimet dhe deklaratat e mia, une nuk e kuptoj se si ju keni arritur ne konkluzionin se pozicioni yne per zgjedhjet nuk ka qene i qarte. Sa per Elhaiden, ai ishte nje moment triumfi per te gjithe shqiptaret. – AAA
Artan Pepkolaj: Si e do e komentonit qendrimin ne detyre te 4 komisonereve te pozites ne KQZ? A do te duhej te kishin nje ndergjegje qytetare dhe te mos pranin vazhdimin e detyres ne keto kushte dhe te ipnin vete doreheqjen? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana: Ne e kemi adresuar çeshtjet e KQZ-se ne menyre te vazhdueshme. Nuk eshte e tepert te themi se ne besojme fortesisht qe duhet te konstituohet plotesisht. Qe kjo te ndodhe, duhet qe te dyja palet te bien dakord. Nuk eshte asnjehere shume vone. – AAA
Iksena Pepa: A mendoni se kualicioni qe do humbe zgjedhjet do e njohe humbjen dhe a mund te perseritet serish i njejti skenari qe ndodhi ne tirane ne zgjedhjet vendore te para 2viteve?
U.S. Embassy-Tirana:Eshte viti 2013. Shqiptaret sot meritojne te kene zgjedhje te cilat perputhen me standartet nderkombetare. Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarte, aq me pak shanse ka qe rezultatet do te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar. — AAA
Reni Hasa: Zoti Arvizu, un jam 19 vjec dhe kete vit votoj per here te pare. Nuk mund ta mohoj presionin qe ndiej per arsye se ne shkolle po behet nje propaganda shume e hapur per te votuar perseri kete qeveri. Me eshte ofruar edhe nota ne kembin te votes dhe nje prove me fotografi. Si mund ta mbroj un voten time?
U.S. Embassy-Tirana: Urime per heren tende te pare te votimit! Nese jeni ne moshe madhore per te votuar, atehere jeni ne moshe per te marre vendimet tuaja pa presion te jashtem. Sigurohuni qe te gjithe ne shkollen tuaj ta shohin kete pergjigje dhe mendoj se problemi qe ju ngrini do te zgjidhet vete. – AAANderkohe te gjithe mbeshtetesit e PD ne klasen time moren madje edhe pyetjet e matures.
Edmond Faber: Pershendetje Z Ambasador, A duhet te kalojne shqiptaret ( perfshire edhe mua me familjen time) ne nje tunel elektoral dhe te pa certifikuar, (tuneli i Elbasanit i inaguruar dje nga kryeministri Berisha) duke ditur qe ka nje histori te mepareshme me tunelin e Kalimashit i cili u shemb?? A do kalonit Ju ose stafi i ambasades ne kete tunel ne keto kushte? Ju falemnderit.
U.S. Embassy-Tirana: Nuk diskutohet qe Shqiperia ka shume nevoje ne permiresimin e infrastruktures, duke perfshire rrjetin e rrugeve, me qellim qe te permiresohet tregtia, turizmi etj. Gjithashtu nuk ka nevoje te thuhet se per tunelin qe te jete i dobishem, infrastruktura e rruges qe te con apo te nxjerr nga ai duhet te jete e perfunduar. – AAA
Ardiol Skrapalli: Zoti Arvizu une jam nje prej te socialisteve te fundit qe kane mbetur ne administraten tatimore. Sigurisht kam vite qe them se jam me PD. Na mbikqyrin gjithandej, madje dhe Facebookun nuk e kam timin se aty me kontrollojne. Ne na kane organizuar tu kerkojme bizneseve listen e punonjesve dhe qe ata te firmosin nje leter ku thuhet se do te votojne per PD. Sa per dijeni kjo skeme eshte ndjekur ketu ne Tirane edhe ne vitin 2011. Nese nuk e japin kete marrin gjoben me te larte te mundshme. Nderkohe ne Tirane pas perfundimit te numerimit ne emer te kandidatit te qeverise, jane derguar pagesa prej 5,000 lekesh te reja per te gjithe keta punonjes. Pyetja ime eshte a ka mundesi te pretendohet per liri ndersa presioni qe ushtrohet mbi ne dhe qe ushtrohet edhe nga ne u jep vetem nje alternative njerezve: vote per PD ose shkaterrim te biznesit? A ka ndonje shans te fitoje dikush pervec Sali Berishes zgjedhje ne kete vend? Duket sikur edhe po te vinte Obama, me keto maskaralleqe ketu prape Sala do fitonte. Si I behet kesaj?·
U.S. Embassy-Tirana: Une nuk e ve ne dyshim ne asnje moment qe po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalen vetem per njeren pale. Por skemat e atyre qe ushtrojne presion do te kene sukses vetem nese ia dalin qe te kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqine per te kapercyer kete kanosje, pavaresisht kahut nga i cili vjen. Zgjedhja eshte e juaja.

KOMENTE