English

Policia arreston macen. Furnizonte të dënuarit në burg

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Policia arreston macen e cila po transmetonte tre telefona celularë në një burg të Sao Paolos në Brazil.

Macja u zbulua nga roja e sigurisë pasi ai kishte dyshuar mbi mënyrën e ecjes së maces në hapësirën e burgut.

Macja kishte qenë e trajnuar për të bërë furnizimet për të dënuarit. Misioni i saj ishte krejt i veçantë, duhet të dorëzonte tre telefonat celularë tek shitësit e drogës, të burgosur, me qëllim që ata të merrnin drejtimin e trafikut të drogës, duke dhënë urdhra nga brenda qelisë nëpërmjet telefonit.

Mediat braziliane raportojnë se ka pasur një numër të madh kërkesash për adoptim të kësaj mace me aftësi të veçanta.

KOMENTE