English

Rusia lëshon paralajmërim mbi Sirinë, në samitin e G8-ës

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Irlandën e Veriut për samitin e G8 ku ka dominuar konflikti në Siri.

Britania e Madhe përfaqësuar nga kryeministri David Cameron tha se shpresonte se kombet e G8-ës do të përqëndrohen në gjetjen e "gjuhës së përbashkët" në çështjen për të sjellë paqen.

Por Moska, aleati kryesor i Sirisë, kundërshton planet amerikane për të armatosur rebelët dhe të hënën ministri i saj i jashtëm tha se Rusia nuk do të lejojë asnjë zonë fluturimi që të imponohet mbi Sirinë.

Samiti dy-ditor pritet gjithashtu të përqëndrohet në çështjet globale ekonomike.

Kombet e tjera që marrin pjesë, SHBA dhe Rusia në Samitin e 39-të të Grupit të tetë (G8) janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Përpara hapjes zyrtare, zoti Cameron, presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso mbajtën një konferencë për shtyp duke shpallur fillimin e negociatave për një marrëveshje të BE-SHBA mbi tregëtinë e lirë.

Z. Cameron tha se një marrëveshje e suksesshme do të ketë një ndikim më të madh se të gjitha marrëveshjet e tjera të tregtisë botërore të vëna së bashku.

"Kjo është një herë në një gjeneratë dhe ne jemi të vendosur për të kapur atë," tha zoti Cameron.

KOMENTE