Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liqenet e Prespës: Ligatina të Rëndësisë Ndërkombëtare
English

Liqenet e Prespës: Ligatina të Rëndësisë Ndërkombëtare

Qeveria Shqiptare shpall pjesen shqiptare te Liqeneve te Prespes si 'Ligatina te Rendesise Nderkombetare' sipas Konventes se Ramsarit

Pas Butrintit, Lagunes se Karavastase, Sistemit "Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodres", Qeveria Shqiptare shpalli pjesen e Liqeneve te Prespes si "Ligatina te Rendesise Nderkombetare" sipas Konventes se Ramsarit, te cilen Shqiperia e ka ratifikuar me 29.2.1996.
Qysh ne vitin 1974 Greqia ka nominuar pjeset e saj te liqeneve si Ligatina te Rendesise Nderkombetare sipas Konventes se Ramsarit. Rezerva e Ezeranit ne anen maqedonase eshte propozuar si e tille ne vitin 1996.
Sipas Z. Fatos Bundo, Drejtori i Biodiversitetit dhe ruajtjes e natyres ne Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ne Republiken e Shqiperise: "Tashme, me emerimin e pjeses shqiptare, eshte hapur rruga per nje regjim te ruajtjes trepalesh per ekosistemet e rendesishme liqenore, te cilat jane habitat i shpendeve te rralle dhe te rrezikuar si Pelikani Dalmat (Pelecanus onocortalus) dhe pelikanit te Bardhe (Pepecanus crispus) te cilet posedojne nje nga kolonite me te medha te shumimit ne Evrope. Per me teper, zona e pergjithshme e liqeneve eshte nje vend i rendesishem dimeri per shume shpende qe vijne nga vendet e tyre te mbareshtimit ne rajonin Palearctic".
Studimet te ndryshme te ndermara ne vitet e fundit, kane vertetuar se rajoni shqiptar i liqeneve te Prespes perben nje vend me larmi të jashtezakonshme te biodiversitet. Rajoni me gjere ka qene i njohur si nje Hotspot Evropian dhe Global i Biodiversitetit, jo vetem per shkak te numrit absolut te specieve dhe habitateve te pranishem, por edhe per shkak te cilesise se tyre, te rendesishme per ruajtje.

Zona aktuale e emeruar si zone e mbrojtur natyrore sipa Konvenes Ramsar ka nje siperfaqe totale prej 15,118.58 ha.
Zonimi i territorit te zones sipas percaktimit te fundit eshte ne perputhje me zonimin e Parkut Kombetar "Prespa", te percaktuar ne planin e tij te menaxhimit.
Veprimtarite social-ekonomike, te cilat jane te lejuara te kryhen ne zonen natyrore "Ramsar" jane ato te karakterit tradicional, duke ruajtur vlerat mjedisore dhe nxitur zhvillimin ne perputhje me nivelin e mbrojtjes ne baze te objektivave te menaxhimit Plani i Parkut Kombetar te Prespes.
Per me tej, siҫ theksohet edhe ne dokumentin e shpalljes, administrata e Parkut Kombetar te Prespes, nen autoritetin e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave eshte pergjegjes per ruajtjen dhe menaxhimin e zones natyror, te mbrojtur ne menyre specifike si habitate ujore (Ramsar). Kjo do te arrihet ne kuadrin e programeve, planet te veprimit te percaktuara me planin e menaxhimit te Parkut Kombetar. Organi kryesor i Administrimit te Parkut Kombetar eshte Komiteti i Menaxhimit te Parkut Kombetar te Prespes, qe merr pergjegjesine per ruajtjen dhe menaxhimin e zones se mbrojtur natyrore si habitate shpendesh uji (Ramsar).

Shpallaj e zones Ramsar u mbeshtet si pjese aktivitetesh ne kuader te projektit "Prespa- Reserva Nderkufitare e Biosferes - Mbeshtetje per Parkun Kombetar te Prespes ne Shqiperi" (BMZ 2001 66 785) ne kuader te bashkepunimit dypalesh midis Shqiperise dhe Gjermanise, permes Bankes per Rindertim.

KOMENTE