Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Google” ofron shërbim interneti përmes balonave fluturuese
English

“Google” ofron shërbim interneti përmes balonave fluturuese

Tashmë gjiganti i teknologjisë, “Google” ka filluar një fushatë të re me një teknologji të re ku përmes balonave synon që të shpërndajë internetin në 2/3 e popullsisë në botë, të cilët nuk e gëzojnë shërbimin e internetit.

Shkencëtarët në Christchurch të Zelandës së Re kanë lëshuar rreth 30 balona me helium, të cilat kanë qenë në gjendje të ngrihen në një lartësi prej 20 kilometrash mbi Tokë.

Secila balonë ka të montuar një antenë, të lidhur me një stacion në Tokë, i cili transmeton sinjale të internetit, transmeton “REL”.

“Google” ka thënë se shpreson të lëshojë mijëra balona, në përpjekje për t’iu siguruar internet më shumë se 4 miliardë njerëzve në mbarë botën, të cilët aktualisht janë pa qasje në të. Një fermer i Zelandës së Re është bërë personi i parë që ka fituar akses në internet gjatë provës së parë.

KOMENTE