English

Basha: Me votën tuaj për numrin 44, do të çimentoni njëherë e mirë modelin e politikës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë të Selitës. Zoti Basha u ka bërë thirrje banorëve të votojnë modelin e politikës që përfaqeson interesin e qytetarëve për zhvillim, punësimi dhe mirqënie.

“Ky shpirt entuziazmi dhe besimi është paralajmërimi më i qartë i fitores që na pret të dielën. Me votën tuaj për numrin 44, ju do të cimentoni njëherë e mirë modelin e politikës që përfaqëson, interesin tuaj, në zhvillim, punësim dhe mirqënie. Ambicia tjetër është prodhim i skaduar. Skadoi me 8 maj 2011 dhe prodhimet e skaduara, edhe po tia ndryshosh ambalazhin nuk bëjnë më “- tha Basha .

KOMENTE