Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultatet sipas exit poll-I. 51-55,5%, 17-18 mandate në Tiranë, e majta fituese
English

Rezultatet sipas exit poll-I. 51-55,5%, 17-18 mandate në Tiranë, e majta fituese

Rezultatet sipas exit poll-I në Ora News:

Ndërsa shqiptarët po mbajnë frymën lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe kureshtja se nga kush do të qeverisen për katër vitet e ardhshme, të dhënat e exit poll-it “Ora News” dhe IPR Marketing flasin për një fitore të koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane të drejtuar nga Edi Rama me 51,5 – 55,5, ndërsa koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim i Sali Berishës me 39,5 – 43,5% të votave në nivel kombëtar.
Ndërkaq subjektet partiake të marra vec partitë kanë 36,5 – 40,5% PS, 33,5 – 37,5% PD, 7,5 – 11,5% LSI, 2,0 – 4,0% PDIU, 1,0 – 3,0% PR, 1,5 – 3,5% FRD, 1,0 – 3-0 AK.

Ndërkaq në Tiranë, qarku më i madh në vend që ka 32 deputetë gjithsej dhe që në 2009 ka dalë barazim midis PD dhe PS 16 me 16, koalicioni i majtë merr 49-53% të votave që e përkthyer në mandate luhatet mes 17-18 mandateve, koalicioni i djathtë me 42,0 – 46,0% të votave merr 14-15 mandate. Ndërkaq FRD dhe AK, dy subjektet e reja politike, të cilët garojnë të vetme më këto zgjedhje parlamentare luftojnë për marrjen e një mandati në Tiranë, përkatësisht FRD me 2,0 – 4,0% të votave, ndërsa AK me 1,0 – 3,0%.

“IPR Marketing” është nje kompani serioze sondazhesh me reputacion të padiskutueshëm dhe që ka marrë vlerësime nga analistët vendas dhe ndërkombëtare. Kjo është hera e dytë që “Ora News” dhe IPR Marketing” bashkëpunojnë me njëra-tjetrën pas zgjedhjeve të 2009, ku kjo kompani ishte e vetmja që i shkoi më pranë rezultatit zyrtar të zgjedhjeve.
Zgjedhjet, exit poll-I në Ora News: E majta fituese me 52-56%, 17-18 mandate në Tiranë
Ethet se kush do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet që vijnë i kanë përfshirë të gjithë. Vetëm 5 minuta pas përfundimit të proçesit të votimit, “Ora News” dhe IPR Marketing kanë publikuar të dhënat e exit poll-it sipas të cilave koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 52-56%. Ndërkaq koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim pason me 39-43 %. Ndërkaq si subjekte partiake PS merr 37-41%, PD 33-37%, LSI 7-11%, PDIU 1,5- 3,5%, ndërsa PR 1,0-1,3%.

Edhe për qarkun e Tiranës koalicioni i majtë kryeson me 51-55%, që e përkthyer në mandate luhatet 17-18 mandate, e djathta me 39-43% e cila merr 13-14 mandate. Ndërkohë dy subjektet politike FRD dhe AK luftojne për marrjen e një mandati në kryeqytet. FRD me 2.0-4.0% që e konvertuar në mandate është 0-1 mandat dhe AK me 1.0-3.0 me 0-1 mandat.


Rifreskimi i të dhënave
Koalicionet kanë ruajtur të njëtin nivel, ndërkaq tek subjektet politike vihet re një rritje për PD me 0,5%, LSI 0.5%, PDIU me 0,5%.
Për qarkun e Tiranës koalicioni i djathtë ka regjistruar rritje me 2%, e përkthyer në mandate 14-15 mandate.

Ndërkaq të dhënat për exit poll-in kombëtar dhe ate rajonal do të rifreskohen çdo gjysëm ore.

KOMENTE